web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria e Parë/ Burreli bën surprizën, zhgënjen Pogradeci

7 Nëntor 2025, 16:52, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Burreli bën surprizën, zhgënjen Pogradeci

Java e 11-të në Kategorinë e Parë solli rezultat surprizë. Burreli arriti një fitore 2-0 ndaj Pogradecit në fushën e tij.

Arnold shënoi golin e parë në minutën e 42-të, duke kaluar vendasit në avantazh. Në pjesën e dytë, miqtë nuk arritën të reagojnë dhe Kastrati realizoi golin e dytë në minutën e 60-të.

Pogradeci nuk tregoi nivelin e zakonshëm dhe humbi pikë të rëndësishme për garën e vendeve të para.

Me këtë humbje, liqenorët zbresin në vendin e tretë me 18 pikë. Nga ana tjetër, Burreli ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë të grumbulluara.





Lajmet e fundit nga