web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jashtë prej 26 muajsh, Pogba bëhet gati për debutimin

20 Nëntor 2025, 19:36, Sport CNA

Jashtë prej 26 muajsh, Pogba bëhet gati për debutimin

Paul Pogba është pranë rikthimit në fushë pas më shumë se 26 muajsh mungesë. Mesfushori francez ka kaluar problemet e fundit në kyçin e këmbës dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Monacos ndaj Rennes.

Trajneri Sebastien Pocognoli konfirmon se Pogba është rikthyer në stërvitje me grupin, por thekson se nuk do të jepen parashikime për datën e saktë të rikthimit.

Monaco e konsideron shumë të rëndësishëm kontributin që ai mund t’i sjellë ekipit, veçanërisht për eksperiencën dhe rolin motivues. Pogba ka kaluar dy vite të vështira mes dëmtimeve, problemeve familjare dhe pezullimit për doping.

Skuadra franceze pret që ai të jetë pjesë e listës së të grumbulluarve në mënyrë të qëndrueshme sapo të jetë plotësisht gati.

Rikthimi i tij përkon me mundësinë e një sfide kundër Juventusit në Champions League në fund të janarit. Pogba nuk ka debutuar ende me Monacon që nga nënshkrimi i kontratës pas reduktimit të pezullimit nga 4 vite në 18 muaj.





Lajmet e fundit nga