web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fund i lumtur i telenovelës, zbulohet e ardhmja e yllit francez

14 Korrik 2022, 12:41, Sport CNA

Më në fund, Osmane Dembele firmos rinovimin e kontratës, një telenovelë e nisur thuajse një vit më parë dhe e mbyllur me fund të lumtur atëherë kur sulmuesi francez kishte mbetur pa skuadër. Vetë klubi “blaugrana” ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin anësor që ka firmosur deri më 30 qershor 2024. Nuk ka asnjë parashikim për një konferencë për shtypin, siç ndodhi me Sergi Roberton, por mediat e klubit do t’i bëjnë disa pyetje gjatë prezantimit.

Akti i firmosjes së kontratës do të jepet drejtpërdrejt në "Barca TV". Dembélé shfaqet në një video të përgatitur nga klubi në të cilën ai fshin datën e kontratës së vjetër të tij për të vendosur një të re. “Tani po, rroftë el Barça!”, thotë sulmuesi duke treguar energjikisht grushtin.





Lajmet e fundit nga