web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fund dramatik! Egnatia mposht Partizanin dhe merr kryesimin

19 Dhjetor 2025, 18:34, Sport CNA

Fund dramatik! Egnatia mposht Partizanin dhe merr kryesimin

Egnatia fitoi supersfidën e javës së 17-të të Superiores, duke mposhtur 2-1 Partizanin në Rrogozhinë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 40-të nga Buriç, i cili realizoi me kokë pas krosimit të Aleksit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve.

Në minutën e 84-t, Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Xhemajlin. Pavarësisht inferioritetit numerik, vendasit shënuan golin e dytë në minutën e 90-të me Ndrecën.

Partizani reagoi në shtesë me golin e Kazeem, por pa arritur të barazojë. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Partizani mbetet i gjashti.





Lajmet e fundit nga