Dëmtim i rëndë, sulmuesi i Real Madrid-it mbyll sezonin dhe humb Botërorin
Një lajm i rëndë ka ardhur për sulmuesin e Real Madrid-it,...

Shqipëria e vajzave e nisi në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese të Botërorit 2027, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Malit të Zi dhe duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.
Të dy golat për Kombëtaren e drejtuar nga Armir Grima u realizuan nga kapitenia Megi Doçi, në një ndeshje që prodhoi jo vetëm tre gola, por edhe emocione të shumta përgjatë 90 minutave.
Mundësia më e mirë për skuadrën tonë erdhi në minutën e 17-të me Fortesa Berishën, e cila hyn nga e djathta në zonë dhe godet, por topi pritet nga portierja kundërshtare. Edhe në minutat në vijim patën disa raste të mira për të kaluar në avantazh me Berishën, Krasniqin dhe Doçin, por nuk arritën të finalizonin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Fraksioni i dytë nisi me një moment të rrezikshëm nga përfaqësuesja malazeze, por ishim me fat. Në minutën e 51-të, skuadra jonë ishte pranë golit të avantazhit. Krasniqi kros në zonë, gjen Doçin, e cila godet me kokë, por portierja pret sërish.
Pak minuta më vonë, vajzat tona humbin një tjetër shans të mirë me Franjen. Pas një kombinimi të bukur, Krasniqi pason me kokë për Franjen, e cila gjuan mbi traversë.
Ekipi nuk ndalet në kërkim të golit dhe në minutën e 64-t krijon një tjetër mundësi të artë për epërsinë. Krasniqi pason për Fortesën, por topi ndalet nga portierja. Topi mbetet në zonë dhe Doçi provon menjëherë, por portierja malazeze tregohet vendimtare duke grushtuar dhe shpëtuar rezultatin.
Në momentin tonë më të mirë, vendaset kalojnë në avantazh me golin e realizuar në minutën e 67-të nga kapitenia Kuc.
Barazimi nga skuadra jonë vjen shumë shpejt, pas tre minutash, falë golit të kapitenes Doçi. Krasniqi dërgon bukur topin në zonë, ku Megi Doçi ndodhet në vendin e duhur dhe realizon për 1-1.
Në minutën e 76-të vjen edhe goli i avantazhit për Shqipërinë. Sërish protagoniste është Megi Doçi, e cila shënon një eurogol nga goditja e dënimit, duke vulosur rezultatin 1-2 për Shqipërinë.
Shqipëria e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Botërorit kundër Çekisë më 7 mars, në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Një lajm i rëndë ka ardhur për sulmuesin e Real Madrid-it,...
Sipas raportimeve nga Amerika Latine, FIFA po shqyrton mun...
Pozita e trajnerit Álvaro Arbeloa në stolin e Real Madrid-...
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalend...
Me diferencën aktuale në krye të Serisë A, gara për titull...
Klubi brazilian Flamengo ka njoftuar mbylljen e bashkëpuni...
Aeroplani privat i superyllit të futbollit, Cristiano Rona...
Real Madridi është mposhtur 0-1 nga Getafe në javën e 26-t...
Tirana u mposht 1-3 në transfertë ndaj Vllaznisë, por tash...
Bologna siguroi një fitore minimale 1-0 në transfertë ndaj...
Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj I...
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka folur së fund...
Juventus ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Weston Mc...
Copenhagen ka shkruar një "faqe të zezë" në historinë e ti...
Juventus barazoi 3-3 në fund ndaj Romës, duke marrë një pi...
Milan siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj...
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka vënë në dyshim ...
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalend...
Muaji mars ka nisur dhe fokusi tashmë është te Kombëtarja,...
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...