web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fatjon Kodra “kap mat” serbët, çfarë po bënin për Silvinjon

10 Tetor 2025, 17:18, Sport CNA

Fatjon Kodra “kap mat” serbët, çfarë po bënin

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, mori pjesë në konferencën për shtyp të trajnerit Silvinjo para ndeshjes me Serbinë.

Gjatë deklaratave të teknikut kuqezi, Kodra vuri re se disa gazetarë serbë po shtrembëronin përkthimin e fjalëve të trajnerit. Ai ndërhyri menjëherë për të kërkuar që deklaratat të interpretoheshin saktësisht sipas mënyrës si ishin thënë.

Ndërhyrja kishte për qëllim të shmangte çdo keqkuptim në komunikim. Në vijim, Kodra zhvilloi edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e pranishëm, për t’i sqaruar pasaktësinë e citimit. Situata u qetësua pas sqarimit, ndërsa konferenca vijoi normalisht.





Lajmet e fundit nga