Fitorja 3-0 nuk mjafton, Barcelona eliminohet nga Kupa
Barcelona është eliminuar nga Copa del Rey pavarësisht fit...

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet pas ndeshjeve të fundit në të gjitha kategoritë.
Teuta dhe Vllaznia janë gjobitur me nga 100 mijë lekë për ndezjen e flakadanëve nga tifozët dhe cenim të sigurisë në stadium.
Mesfushori i Egnatias, Albano Aleksi, është pezulluar me dy ndeshje për provokim ndaj spektatorëve. Vora është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë, ndërsa drejtori Bazio Tragaj është pezulluar për gjashtë muaj dhe i është ndaluar hyrja në stadiume.
Klosi është përjashtuar nga Kategoria e Tretë për mosparaqitje dhe do të zbresë një kategori më poshtë me gjashtë pikë minus sezonin e ardhshëm.
Dënime ka pasur edhe për Lushnjën, Apoloninë dhe disa klube të tjera në kategoritë inferiore dhe te moshat.
VENDIMET:
KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Vora, për mos marrjen e masave të sigurisë duke shkaktuar incidente pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Zyrtari i FC Lushnja, Marjus Sula, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Lojtari i FC Lushnja, Oltjam Haremi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari i FK Apolonia, Ersildjo Asllanaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Klosi, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë , në bazë të nenit 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Vllaznia B.
Në bazë të nenit 30/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF Klosi përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.
Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Eagle Football, Samuel Vrapi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Maliqi, Rudens Muçollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Maliqi, Ervis Avdolli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Oriku, Xhuljano Mirani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Tomori, Theodhor Buda, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lushnja Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, kundër KF Gramshi Vajza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe lënien në fuqi të rezultatit të fushës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
Lojtari i KF Skënderbeu U-18, Gazmend Lamallari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Dinamo City U-18, Kevin Mehmeti, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
FC Internacional U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-16, kundër KF Shënkolli U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë për ndeshjen KF Devolli-Bylis B.
Pranimin e kërkesës së Luzi i Vogël 2008 dhe riluajtjen nga fillimi të ndeshjes midis KF Tërbuni – Luzi i Vogël 2008, e ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike, pasi është objektivisht pamundur vijimi/rifillimi i ndeshjes së ndërprerë ne përputhje me Nenin 16 të KDE.
Rrëzimin e kërkesës së Akademia e Futbollit U-14 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Barcelona është eliminuar nga Copa del Rey pavarësisht fit...
Deklarata e presidentit të Federatës së Futbollit të Irani...
Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars në “Play ...
Klubi i Al-Nassr ka konfirmuar zyrtarisht dëmtimin e sulmu...
Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekf...
Adriano Valduci, anëtari i bordit drejtues të Skënderbeut ...
Shqipëria e vajzave e nisi në mënyrën më të mirë fushatën ...
Një lajm i rëndë ka ardhur për sulmuesin e Real Madrid-it,...
Sipas raportimeve nga Amerika Latine, FIFA po shqyrton mun...
Pozita e trajnerit Álvaro Arbeloa në stolin e Real Madrid-...
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalend...
Me diferencën aktuale në krye të Serisë A, gara për titull...
Klubi brazilian Flamengo ka njoftuar mbylljen e bashkëpuni...
Aeroplani privat i superyllit të futbollit, Cristiano Rona...
Real Madridi është mposhtur 0-1 nga Getafe në javën e 26-t...
Tirana u mposht 1-3 në transfertë ndaj Vllaznisë, por tash...
Bologna siguroi një fitore minimale 1-0 në transfertë ndaj...
Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj I...
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka folur së fund...
Juventus ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Weston Mc...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...