web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Como shpëton në fund, dy barazime në Serinë A

10 Janar 2026, 17:47, Sport CNA

Como shpëton në fund, dy barazime në Serinë A

Como u ndal në shtëpi në rezultatin 1-1 ndaj Bolognas, në një ndeshje ku ishte shumë pranë humbjes, në duelin e javës së 20-të.

Pas një pjese të parë pa gola, Bologna kaloi në avantazh në minutën e 49-të me Cambiaghi. I njëjti lojtar u ndëshkua me karton të kuq dhjetë minuta më vonë, duke lënë miqtë me një lojtar më pak.

Como arriti të barazojë vetëm në minutën e 94-t me golin e Baturinës. Pas këtij rezultati, Como mban vendin e gjashtë me 34 pikë. Bologna renditet e teta me 27 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Udinese dhe Pisa u ndanë në barazim 2-2. Me këtë barazim, Udinese mban vendin e nëntë me 26 pikë, ndërsa Pisa mbetet në fund me 13 pikë.





Lajmet e fundit nga