Kupa e Shqipërisë, mësoni ndarjen e vazove
Ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të luhen...

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar dënimet për ngjarjet e ndodhura në javën e fundit të fazës së dytë në Superiore.
Klubi i Tiranës është gjobitur me shumën prej 500.000 lekësh për vonesa të përsëritura gjatë zhvillimit të ndeshjes ndaj Elbasanit. Po ashtu, zyrtari i këtij klubi, Eranjo Isai, është pezulluar me katër ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të takimit.
Skuadrat e Elbasanit, Vllaznisë dhe Teutës janë dënuar secila me nga 50.000 lekë gjobë për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike nga tifozët e tyre.
Lidhur me klubin e Partizanit, zyrtari Realf Zhivanaj ka marrë një pezullim prej dy ndeshjesh për shkak të protestave ndaj vendimeve të arbitrave.
VENDIMET:
1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. KF Tirana, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF Tirana, Eranjo Isai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5.KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. Zyrtari i FK Partizani, Realf Zhivanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
7. FK Apolonia U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Laçi U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
8. Zyrtari i FK Apolonia U-19, Santiliano Dule, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
9. TR 19 Akademi U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
10. Zyrtari i TR 19 Akademi U-16, Arian Sheta, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i Luminesen, Fatjon Koçi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë.
12. Lojtari i Luminesen, Eldi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i Luminesen, Bledjan Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. AF Lissus B, U-9, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
15. AF Lissus A, U-9, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
16. Mirdita R-IBGR, U-13, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
17. KF Sënkolli RR, U-13, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
18. Kukësi G, U-11, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
19. AF Lissus C, U-11, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
20. FK Shënkolli SH, U-11, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
21. Kukësi A, U-15, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
22. Kukësi G, U-15, Zona Rajonale Lezhë, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores të aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
23. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U-19, Charles Oppong, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
24. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Enkelajdo Kamberaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
25. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
26. Rrëzimin e kërkesës së KF Iliria, në lidhje me Vendimin Nr 15 data 05.12.2025, pika 3, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
27. Rrëzimin e kërkesës së AF Elbasani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Ndeshjet e fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të luhen...
Në shtëpinë e Napolit po kalohen ditë shumë të ngarkuara, ...
Ademola Lookman është sërish një nga emrat më të përfolur ...
Mesfusha mbetet prioriteti kryesor i Juventusit në merkato...
Tirana ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Diar Halili. Fu...
Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Daniel Adjessa ...
Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës zhvilloi këtë të premt...
Jo vetëm Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe ...
Mario Dajsinani është futbollisti më i përzgjedhur në form...
E ardhmja e Endri Çekiçit ka marrë një drejtim të papritur...
Agim Ibraimi është emëruar drejtori i ri sportiv i Partiza...
Redon Xhixha është zyrtarisht lojtar i Tiranës, duke u rik...
Interi regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, du...
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të luaj...
Napoli u ndal në barazim 2-2 ndaj Hellas Verona në ndeshje...
Neymar ka rinovuar kontratën me Santos për edhe një vit tj...
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e ...
Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e ...
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar rinovimin e ...
Kevin De Bruyne ishte afrimi më i bujshëm i merkatos veror...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...