web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylis bën surprizën, Egnatia zhgënjen në Ballsh

24 Janar 2026, 15:32, Sport CNA

Bylis bën surprizën, Egnatia zhgënjen në Ballsh

Egnatia regjistroi ndalesën e tretë radhazi në Superiore, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Bylisit, në ndeshjen e javës së 21-të.

Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Yahaya. Në pjesën e dytë, vendasit reaguan dhe përmbysën shifrat me golat e Përgjonit dhe Mustafës nga penalltia.

Egnatia barazoi në minutën e 73-të me Adjesën, por nuk arriti të gjejë golin e fitores.  

Me këtë barazim, Egnatia mbetet kryesuese e kampionatit me 39 pikë. Vllaznia ndjek në vendin e dytë me 36 pikë. Bylis renditet në vendin e tetë me 19 pikë.





Lajmet e fundit nga