web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bologna-Atalanta ndajnë pikë/ Gjimshiti, mes më të mirëve në fushën e lojës

29 Shtator 2024, 10:28, Sport CNA
Bologna-Atalanta ndajnë pikë/ Gjimshiti, mes më të
Berat Gjimshiti

Atalanta e Berat Gjimshitit nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 në transfertën e Bologna-s, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të Serisë A.

Miqtë diktuan ritmin në pjesën më të madhe të sfidës, megjithatë dolën me vetëm një pikë nga ky raund, pavarësisht se vendasit luajtën me një lojtar më pak për rreth 40 minuta.

Ishte Bologna që zhbllokoi takimin, me Castro-n që kaloi ekipin e tij në avantazh me golin e minutës së 46-të.

Vetëm pesë minuta më pas vendasit mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Lucumi u ndëshkua me karton të kuq.

Atalanta ia doli që të shfrytëzojë superioritetin vetëm në minutën e 90-të të lojës, kur Samardzic barazoi për ekipin e Gasperinit.

Në fund 1-1 dhe Bologna-Atalanta ndanë pikët në këtë javë të gjashtë të kampionatit italian.

Bologna renditet momentalisht në vend të dhjetë me shtatë pikë, teksa Atalanta në vend të nëntë po me shtatë pikë.

Sa i përket kapitenit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti, u vlerësua me notën më të lartë në fushën e lojës, pas dy golashënuesve, me notën 7.9./CNA





Lajmet e fundit nga