Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, janë ndër sëmundjet kronike më të zakonshme te njerëzit. Ato prekin 20 deri në 50 për qind të njerëzve në mbarë botën, dhe ndodhin kur në to krijohet një shtresë bakteresh. Fazat më të hershme të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve janë të shërueshme (gingiviti).
Por disa njerëz zhvillojnë një formë kronike e shkatërruese të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, e cila është e pakthyeshme. Kjo sëmundje përparon deri në humbje të dhëmbëve. Një numër provash në rritje, tregon se sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund t'i bëjë njerëzit më të prirur për të zhvilluar gjendje të tjera shëndetësore shumë serioze.
1. Sëmundja e alzheimerit
Një studim ka treguar se vuajtja nga sëmundja kronike e mishrave të dhëmbëve për 10 vjet ose më shumë, ishte e lidhur me një rrezik 70 për qind më të lartë të zhvillimit të alzheimerit sesa ata pa këtë sëmundje. Po ashtu, hulumtimet kanë treguar një lidhje midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, dhe një rënie 6 herë më të madhe të aftësisë njohëse. Bakteret janë direkt përgjegjëse për këtë lidhje. P.Gingivalis, bakteri i zakonshëm në sëmundjet kronike të mishrave të dhëmbëve, është gjetur në trurin e njerëzve që kishin vdekur nga sëmundja e alzheimerit.
2. Sëmundjet kardiovaskulare
Në një studim të gjerë me mbi 1600 njerëz të moshës mbi 60 vjeç, u pa se sëmundja e mishrave të dhëmbëve, lidhej me një rrezik gati 30 për qind më të lartë për sulmin e parë në zemër. Kjo lidhje vazhdoi edhe pasi studiuesit vëzhguan lidhje me gjendje të tjera shëndetësore (si diabeti dhe astma), ose zakonet e stilit të jetesës (si statusi i pirjes apo jo të duhanit, arsimor dhe martesor) që dihet se e rrisin rrezikun e një personi për atak në zemër.
Kohët e fundit, studimet kanë treguar se inflamacioni sistemik i shkaktuar nga sëmundja kronike e mishrave të dhëmbëve, bën që qelizat burimore të trupit të prodhojnë një grup neutrofilësh hiperreagues. Ato mund të dëmtojnë strukturën e arterieve dhe shkaktojnë krijimin e pllakave.
3. Diabeti i Tipit 2
Diabeti i Tipit 2 rrit e rrezikun e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, duke e shtuar inflamacionin në mishrat e dhëmbëve. Po ashtu sëmundja e mishrave të dhëmbëve kontribuon në sinjalizimin e dëmtuar të insulinës dhe rezistencën ndaj insulinës, të cilat mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit të Tipit 2. Disa teste klinike kanë treguar se pastrimi i rregullt i dhëmbëve mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak te pacientët me diabet për disa muaj, gjë që tregon sërish lidhjet midis dy sëmundjeve.
4. Tumoret
Për shembull, pacientët që raportuan se kishin një histori të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, ishin 43 për qind më të rrezikuar të prekeshin nga kanceri i ezofagut, dhe 52 për qind më të rrezikuar nga kanceri në stomak. Studime të tjera kanë treguar se njerëzit me sëmundje kronike të mishrave të dhëmbëve, ishin 14-20 për qind më të rrezikuar të prekeshin nga çfarëdolloj lloj kanceri.
Përmirësimi i shëndetit të mishrave të dhëmbëve
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është e parandalueshme dhe e shërueshme në fazat e saj të hershme. Ndërsa disa faktorë rreziku për këtë sëmundje nuk mund të ndryshohen (siç është gjenetika), ju mund të ndryshoni stilin e jetës tuaj për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm.
Për shembull, konsumimi më i paktë i sheqerit, shmangia e pirjes së duhanit dhe alkoolit dhe reduktimi i stresit mund të ndihmojnë.
Po ashtu është e rëndësishme të dini se disa ilaçe (si disa anti-depresivë dhe ato kundër hipertensionit) mund të reduktojnë prodhimin e pështymës, gjë që mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve. Sigurisht, gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të mbrojtur veten nga kjo sëmundje (dhe shëndetin tuaj në përgjithësi) është larja 2 herë në ditë me pastë dhëmbësh me fluor, pastrimi i dhëmbëve me fill dentar, dhe vizitat e rregullta tek dentisti.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Shkencëtari suedez, Svante Paabo, ka fituar Çmimin "Nobel"...
Në kuadër të Tetorit Rozë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mb...
Kjo është e drejtë, ne tani e dimë formulën e favorshme pë...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikua...
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, ose të pakt...
Me ndryshimin e temperaturave numri i pacientëve që u drej...
Në Ditën Botërore të Moshuarve, Ministrja e Shëndetësi...
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin ditor pë...
Ka të ngjarë të jeni njohur me ndjenjën e nxitimit për...
Ndonjëherë injoranca është lumturi (ka kalori në verë?...
Të gjithë duhet ta pranojmë se një pjesë të madhe të d...
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjev...
A ndiheni në kulmin e fuqive tuaja fizike kur është në...
Tetori është muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit....
29 Shtatori është dita botërore e Zemrës (sëmundjeve kardi...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 422 ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, po merr ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizit...
Tashmë është e vërtetuar se të qenit i vetmuar mund të...
Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...