web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Problemet me pronat në Himarë, Rama: Është një mit që ngrihet nga politikanë të lodhur

15 Prill 2024, 21:09, Politikë CNA

Problemet me pronat në Himarë, Rama: Është një mit

Kryeministri Edi Rama foli sonte për problemin e pronave në Himarë.

Ai theksoi se pronat në Himarë nuk grabiten, dhe se nuk ka probleme me titujt e pronësisë në Himarë.

Sipas Ramës, e gjitha është një një mit që ngrihet nga politikanë të lodhur, që dezinformojnë Athinën.

"Pronat në Himarë nuk grabiten. Por ato janë me kontrata shitjeje. Dhe janë mbresëlënëse, janë gati më të larta se në Korfuz. Të ardhurat shkojnë tek familjet himariote. Por bëhet fjalë për banorë të Himarës, një marrëdhënie private me ta.

Patjetër që Himara është një bashki që ka problemet e veta, por të gjitha bashkitë kanë problemet e tyre sepse është proces transformimi, është proces ndryshimi, është proces ku regjistrimi i titujve të pronësisë, është me probleme edhe sot e gjithë ditën për njëmijë e një arsye që nuk është vendi ti shpjegojmë, por nga ana tjetër Himara sot nuk krahasohet fare me Himarën që ishte përpara 10 vjetësh. Himara sot është një realitet komplet tjetër.

Himara sot shkëlqen në shumë aspekte. Himara sot është destinacion turistik ndërkombëtar. Himara sot është një vend që ka prodhuar pasuri për himariotët, sepse në fund të ditës mund të diskutojmë sa të duam dhe nuk dua të hyj në detaje, por pronat në Himarë nuk grabiten. Kjo nuk ndodh që pronat të grabiten dhe t’i marrin disa oligarkë, sic thonë.

Pronat në Himarë dhe në të gjithë Shqipërinë shiten dhe të gjitha ndërtimet që bëhen në Himarë, janë me kontrata shitjeje që janë gjithmonë e më mbresëlënëse për nga çmimi me të cilin shitet metri katror sot në Himarë. Bëhet fjalë për çmime që në një pjesë të vijës bregdetare janë më të larta se në Korfuz dhe këto të ardhura sigurisht që shkojnë te familjet himariote.

Sigurisht që në tërësinë e këtyre transaksioneve patjetër që nuk e diskutoj fare që ka transaksione të mbështetura mbi veprime të kryera në hipoteka në të shkuarën, por edhe rasti që u përmend, nuk dua të hyj fare në aspektin konkret, por përsëri bëhet fjalë për banorë të Himarës që kanë një kontest midis tyre për pronën dhe bëhet fjalë për një marrëdhënie private me ta.

Kështu që, kur i them këto, nuk dua të minimizoj problemet, por dua të them që nuk ekziston një problem pronësie ekskluziv për Himarën, ky është një mit.

Është një mit i ngritur nga politika e mbrapshtë dhe nga një seksion i saj që ka të bëjë me atë politikanin e lodhur dhe të rraskapitur që folëm. I lodhur, i rraskapitur, por shumë efektiv në manipulimin dhe në dizinformimin e Athinës, që nuk ka të bëjë fare si mit me realitetin, sepse të njëjtin problem që e ka një himariot për të regjistruar pronën e tij në Himarë e ka një dukagjinas, një malësor në Theth, një në Kukës, një tjetër në Tepelenë dhe ky është një proces."/ CNA





Lajmet e fundit nga