web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk do djegim jorganin për një plesht”/ Rama për raportet me Greqinë: Fqinji është sekëlldisur

15 Prill 2024, 20:51, Politikë CNA

“Nuk do djegim jorganin për një plesht”/ Rama për

Kryeministri Edi Rama ka folur për raportet me Greqinë sa i përket çështjes "Beleri".

Rama është shprehur se nuk do të djegë jorganin për një plesht. Numri një i qeverisë, se pozicioni i tyre në lidhje me Belerin nuk ndryshon dhe thekson se nuk ka asgjë politike dhe se është një problem i drejtësisë.

"Ne e kemi bërë shumë të qartë Greqia është një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë. Na lidh historia e ardhmja. Fqinjin nuk e zgjedh por e ke. Gjyshja ime thoshte fqinji i mërzitur shtëpi e sekëlldisur. Nëse fqinjësia ushqen sekëlldi dhe mërzi nuk është e mrië. Greqia ka marrë një pozicion të caktuar ne nuk kemi reaguar, kemi nënvizuar se nuk lëvizim nga pozicioni ynë se nuk e kemi marrë në raport me Greqinë apo me një individ por me të ardhmen, që Shqipëria duhet të ketë përgjegjësi. Nëse ne nuk lëvizim nga ky pozicion, për shqiptarët nuk kemi pse lëvizim as për shtetasit me kombësi greke apo franceze.

Problemi në vetvete që lidhet me një emër të veçantë është problem i drejtësisë dhe do adresohet deri në fund nga drejtësia. Pozicioni ynë në këtë pikë nuk ndryshon, nuk ka asnjë qasje politike, apo presioni.

Në këtë aspekt nuk ka pse ndryshon asgjë. Na vjen keq që nga fqinjët tanë nuk është kuptuar sa duhet dhe si duhet është menduar se me presion mund të lëvizim por kjo nuk ka për të ndodhur.

Nuk do djegim jorganin për një plesht", tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga