Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik/ Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare
Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë ...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, dhe kryetarja e Forumit të Gruas në PD, Albana Vokshi, morën pjesë në Asamblenë e forumit të partive të qendrës së djathtë europiane IDC-CDI, ku shprehu shqetësimin për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Në fjalën e mbajtur Vokshi tha se në zgjedhjet e 11 majit PD nuk kishte përballë një parti, por një parti-shtet të lidhur me grupet më të rrezikshme kriminale.
Vokshi kërkoi nga asambleja që të mbështesë rezolutën e paraqitur nga ajo dhe Këlliçi.
Deklarata e plotë e Vokshit
Pa votë, nuk ka demokraci.
Më lejoni edhe një herë të falënderoj z. President Pastrana, sekretarin e Përgjithshëm Antoni, z. Brok, i cili ka qenë gjithmonë pranë nesh, edhe në ditët e tij të rëndësishme (ditëlindjet).
Të dashur Luis, Teresa, Mary, Jessica, ministrja Objulend nga Kroacia, dhe të gjithë miqtë brenda dhe jashtë Shqipërisë që na mbështetën para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve, ju faleminderit.
Për fat të keq, nuk arritëm të fitojmë. Përballë nuk kishim një parti politike, -kishim një parti-shtet. Për më tepër, të lidhur me kartelet e drogës dhe grupet kriminale më të rrezikshme në Europë dhe në Amerika tashmë.
Të nderuar kolegë,
Sot qëndroj përpara jush si një dëshmitare e rrëzimit të demokracisë në vendin tim. Jam këtu për të ndarë me ju historinë time, që të kuptoni se çfarë ka ndodhur atje gjatë zgjedhjeve.
Më 11 maj 2025, në Shqipëri u mbajtën ato që u quajtën ‘zgjedhje’. Por ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as demokratike. Në fakt, nuk ishin zgjedhje fare. Shqiptarëve nuk iu dha mundësia të zgjedhin, ata u detyruan të votojnë. Më vjen keq ta them: zgjedhjet ishin një farsë, një operacion i orkestruar nga një narko-shtet.
Kriteret e Kopenhagenit: demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe stabiliteti institucional, jo vetëm që u injoruan, ato u shtypën.
Por unë nuk flas vetëm me letra, flas nga përvoja. Dua të ndaj me ju atë që kam përjetuar.
Në Vorë, ku isha kandidate dhe Drejtuese Politike, qendrat e votimit u pushtuan nga kriminelë: të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri dhe vende të tjera europiane. Anëtarë të grupeve kriminale mbanin distinktivë falsë dhe kërcënonin hapur votuesit. Njerëz të armatosur bashkëpunonin me ministra dhe zyrtarë të shtetit.
Unë u fyeva, u intimidova dhe u kërcënova vazhdimisht. Familja ime, vajza ime, u kërcënuan nga të njëjtët persona që unë i kisha raportuar te mekanizmi i posaçëm i ngritur për të parandaluar dhunën, krimin elektoral. Por jo vetëm që ata nuk arritën të më mbrojnë mua dhe familjen time, ata nuk arritën të parandalojnë asnjë krim zgjedhor, sepse rrjeti i patronazhit dhe kartelet e drogës ishin ata që vendosnin për votën. Policia nuk bëri asgjë. SPAK nuk bëri asgjë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri sikur nuk pa asgjë.
A është kjo demokracia për të cilën po flasim? A është ky një vend gati për të hyrë në Europë?
Votuesit u blenë me bonuse pensionesh prej 100 eurosh dhe para të përfituara nga 138 licenca kanabisi. Drogë për vota.
500 milionë euro nga paratë e taksapaguesve, të përdorura në tenderë dhe prokurime të paligjshme, u përdorën për të blerë vota.
30 kandidatë, në 10 qarqe, në mbi 20 bashki u mbështetën nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Më shumë se 20 deputetë do të ulen tani në Parlament falë parave të mafias dhe karteleve. Ata do të përfaqësojnë interesat e krimit, jo të shqiptarëve.
Nëpunësit publikë u shantazhuan përmes rrjeteve të patronazhit. Shteti, partia dhe mafia u bënë një.
Dhe ja e vërteta e dhimbshme: nëse një qytetar nuk mund të votojë i lirë, atëherë ai nuk ka asnjë të drejtë. Çdo liri tjetër bëhet iluzion.
Prandaj duhet të ngremë zërin! Siç thanë presidenti dhe sekretari i Përgjithshëm: heshtja tashmë nuk është një opsion!
Nëse lejojmë një kryeministër dhe një qeveri të mbështetur nga kartelet e drogës të rrëmbejnë demokracinë në Shqipëri, atëherë i hapim derën autokracisë në gjithë Europën.
Shikoni rrugët e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt porteve europiane, ato kontrollohen nga të njëjtat rrjete kriminale që Edi Rama i ka mbështetur dhe fuqizuar në mënyrë që ta ndihmojnë atë për të fituar zgjedhjet.
Prandaj i bëj thirrje kësaj Asambleje që të:
Mbështesë rezolutën tonë
Dënojë zgjedhjet e 11 majit si të manipuluara dhe të pavlefshme
Kushtëzojë anëtarësimin në BE me rikthimin e demokracisë
Dhe më e rëndësishmja: të dërgojë një mision verifikimi të CDI në Shqipëri, për të dëshmuar, dokumentuar dhe përballur të vërtetën
Ne nuk po kërkojmë mëshirë, po kërkojmë solidaritet.
Le të qëndrojmë së bashku, na ndihmoni të rikthejmë demokracinë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të organizuara nga një qeveri e re teknike.
Populli shqiptar nuk meriton më pak se kaq./ CNA
Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, me an...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, pak di...
Deklarata e fundit e ambasadës amerikane në Tiranë për zgj...
Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet...
Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet...
Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri ndau komentet e tij l...
Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka ...
Ilir Alimehmeti, një prej kandidatëve që garuan me PD-në n...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në fjalën e...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh nga shkri...
Kandidati i Partisë Mundësia, Erald Kapri, që mori mandati...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur sot q...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar pa...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) mori në shqyrti...
Kandidati i Partisë Socialiste, Ardit Bido, që fitoi manda...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot pretendimet ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...