Bashkëpunimi me Metën? Berisha: Aleanca ishte për këto zgjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...

Në kuadër të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për sezonin turistik, inspektorët shëndetësorë po vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme akomoduese dhe ofrimit të shërbimeve për pushuesit për respektim të kushteve higjieno-sanitare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e shoqëruar edhe nga drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka, inspektuan nga afër një subjekt në Tiranë, i cili prej dy vitesh ushtron aktivitetin e tij në fushën e turizmit duke ofruar shërbimin e bar-restorant, akomodim-hoteleri dhe pishina.
Fokusi i këtij inspektimi ishte respektimi i kushteve higjieno-sanitare dhe kritereve të përdorimit të pishinave.
Ministrja Koçiu gjatë bashkëbisedimit me administratorin dhe stafin e këtij subjekti turistik theksoi rëndësinë e zbatimit të kritereve që garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, për të cilat do të vijojnë kontrolle gjatë gjithë sezonit.
“ISHSH e ka detyrim që gjatë gjithë sezonit të verës të dalë dhe të kontrollojë respektimin e kushteve higjieno-sanitare. Më vjen mirë që ju keni zbatuar të gjithë këto kritere për të siguruar në radhë të parë që pushuesit të jenë të sigurt dhe të marrin shërbim të kënaqshëm këtu, por ndërkohë edhe të sigurojmë që respektohen kushtet higjieno-sanitare”, - tha ministrja Koçiu.
Duke u ndalur te masat e marra për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, Koçiu theksoi se “nuk kemi ndonjë burim infeksionesh të mundshme që në stinën e verës shtohen për shkak edhe të temperaturave të larta”.
Ajo nënvizoi se për këtë qëllim po vijon procesi i dezinsektimit në të gjithë vijën bregdetare. Gjithashtu, ministrja Koçiu solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit nga ana e subjekteve private me institucionet shtetërore në këtë drejtim.
“Ne bëjmë pjesën tonë si institucione së bashku me ISHP dhe OSHKSH, por ndërkohë edhe vetë bizneset kanë një përgjegjësi të shtuar në këtë pikë sepse zona brenda ku zhvillohet aktiviteti dhe biznesi është përgjegjësi e juaja. Ne duhet të shkojmë bashkërisht që të jetë një proces efektiv”, apeloi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Ndërsa Drejtori i ISHSH Tiranë, Klinton Leka, theksoi se “sezonin e kaluar nuk kemi pasur asnjë rast infektiv nga pishinat dhe kjo është një pjesë që nuk bëjmë kompromis. Do të jemi shumë korrektë dhe shumë striktë”.
Në ambientet e këtij subjekti u demonstrua edhe procesi i matjes së cilësisë së ujit dhe nivelit të klorit në pishinë./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, me an...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, pak di...
Deklarata e fundit e ambasadës amerikane në Tiranë për zgj...
Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet...
Kandidati demokrat Ivi Kaso, që fitoi mandat nga zgjedhjet...
Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri ndau komentet e tij l...
Gazment Bardhi, në emër të Grupit Parlamentar të PD, i ka ...
Ilir Alimehmeti, një prej kandidatëve që garuan me PD-në n...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në fjalën e...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një mesazh nga shkri...
Kandidati i Partisë Mundësia, Erald Kapri, që mori mandati...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur sot q...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar pa...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) mori në shqyrti...
Kandidati i Partisë Socialiste, Ardit Bido, që fitoi manda...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot pretendimet ...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka riktheksuar mesazhin e S...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...