Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...

Fushata e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Zgjidh Zanatin”, ka vijuar me nxënës, prindër dhe mësues në Kamëz.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në shkollën 9-vjeçare të rindërtuar, "Lidhja e Prizrenit” në Kamëz, për promovimin e arsimit profesional, me nxënës, prindër, mësues, përfaqësues të biznesit, etj.
Ministrja u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve dhe prindërve të ndërgjegjësohen për orientimin drejt arsimit profesional, për një të ardhme të sigurt për të rinjtë, për t’u integruar në tregun e punës.
"Unë dua të inkuraroj të rinjtë e kësaj shkolle, ashtu sikurse dua të inkurajoj të rinjtë dhe prindërit e Kamzës, mësuesit gjithashtu, që t'i përdorin këto instrumente që kemi për të gjurmuar talentet dhe prirjet e nxënësve dhe për t'i orientuar ata drejt arsimit profesional. Të mirat e arsimit profesional janë jo vetëm të prekshme, por sot po bëhet edhe një nevojë e madhe kombëtare. Për t’ju përgjigjur zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, për t’iu përgjigjur nevojave të tregut të punës, ne duhet të jemi të fokusuar te ndërgjegjësimi i çdo të riu për rëndësinë që ka të paturit të një zanati",- tha ministrja Manastirliu.
Duke folur për transferimet nga gjimnazet në shkollat profesionale ministrja Manastirliu, bëri me dije se falë mekanizmave të krijuar dhe fushatës intensive të komunikimit me nxënësit në këta dy muaj, janë transferuar drejt arsimit profesional edhe nxënës me rezultate të larta.
"Në 2 muaj janë transferuar rreth 200 nxënës të shkollave të ndryshme të vendit, të klasave të 10-ta, drejt arsimit profesional. Nuk janë vetëm ata me arritje dhe rezultate modeste, por edhe ata që kanë rezultate të larta, të cilët po vijojnë arsimin profesional, me dëshirën për të thelluar studimet e tyre drejt arsimit të lartë, por edhe me dëshirën për të pasur një profesion që në një moshë të re", - tha ministrja Manastirliu.
Deri në fund të muajit dhjetor, nxënësit e klasave të 10-ta, që duan të zgjedhin një zanat, mund të transferohen nëpërmjet e-Albania-s nga gjimnazi në shkollat profesionale. Në shkollën "Lidhja e Prizrenit" në Kamëz, është mirëpritur fushata "Zgjidh zanatin" nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit, për orientimin drejt arsimit profesional, fushatë e MAS, e cila do të vijojë në të gjithë vendin./ CNA
Partia Demokratike dorëzoi sot një padi për rrëzimin e mar...
Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italiane paras...
Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare është shoqëru...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nder...
Deputetja Jorida Tabaku mesa duket mban marrëdhënie të...
Të mërkurën, Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Gjy...
Komisioni i Sigurisë është mbledhur këtë të mërkurë për sh...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ndërkombëtarët, gjatë fja...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në kinema mund të...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka folur për situ...
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se në Kongresin e ...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Dubai ku k...
Deputeti Edmond Spaho ka folur lidhur me aludimet se A...
Këtë të enjte datë 7 dhjetor, ora 10:00 pritet të mbah...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen n...
Lulzim Basha ka shkuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të...
Kryeministri Rama këtë të martë e ka nisur në qytetin e Sh...
Këtë të martë është parashikuar që 3 komisione parlamentar...
Deputeti Agron Shehaj, i cili është larguar së fundmi edhe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...