“U tmerrua”/ Berisha: Rama e tregoi pas 20 ditësh se agjentët e BKH-së i shkuan në Kryeministri
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar...

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me kritikat që i kanë mbi qëndrimet që po mban ndaj udhëheqjes së Partisë Demokratike. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Spaho shprehet se aktualisht PD po sillet si “pulë pa kokë”.
Më tej, ish-deputeti thotë se në 35 vjet u ka qëndruar besnik idealeve të PD-së, ndërsa ndau edhe një takim dhe bisedë të tij me kryedemokratin Sali Berisha të zhvilluar në shtator të 2021-shit, kur filloi Foltorja.
Në fund në postim, Spaho shkruan se kritikat dhe qëndrimet e tij bazohen në gabimet mbi 13-vjeçare të bëra nga të gjithë deputetët demokratë. Ai thekson se duhen njerëz të përkushtuar dhe punë për të ngritur një PD, që, sipas tij, është “vënë përfund”.
Reagimi i plotë:
Kritikëve të mi!
Shikoj shumë militantë që më ofendojnë pa fund në FB për qëndrimet që po mbaj dhe kritikat ndaj udhëheqjes së PD-së, e cila sipas meje po sillet si pulë pa kokë.
Duket që për militantët jam tradhtar. Megjithatë dua t’ju pyes se përse nuk më quajtët tradhtar:
1.Në shtator 2021 kur nga të parët u rreshtova në krah të Foltores?
2.Në tetor 2021 kur, së bashku me 4 deputetë të tjerë, përfshirë Sali Berishën, u përjashtova nga PD? Të gjithë në 2025 u futën në listë të mbyllur? Unë jo, dhe nuk u ankova.
3.Kur u përjashtova 50 ditë nga Parlamenti sa rrallë ndonjë tjetër?
4.Kur i rashë bilbilit në shenjë proteste 6 orë në Kuvend duke shkelur mbi reputacionin tim sepse besova që do rrëzonim Ramën?
5.Kur mbroja Nongratën dhe kritikoja Ambasadën dhe Administratën Amerikane, megjithëse reputacionin e kisha si pro-amerikan i thekur?
6.Kur çdo ditë, së bashku me 5–6 deputetë, shkoja tek protesta tek Rruga e Shpresës dhe flisja më shumë se kushdo tjetër? Të tjerë “tanët” kishin ndot të vinin.
7.Kur dola i dyti me vota në primare në gjithë grupin parlamentar dhe nuk u futa në listë të mbyllur dhe prapë nuk u ankova?
Në 35 vjet nuk e kam dredhur asnjëherë dhe i kam qëndruar besnik jo emrave por idealeve të PD-së.
Në shtator 2021, kur filloi Foltorja, jam takuar me zotin Berisha në zyrën e tij, me kërkesën e tij për të mbështetur Foltoren. I premtova mbështetje të plotë si dhe i shpreha dy shqetësime:1.E ke seriozisht këtë lëvizje që po fillon? M’u përgjigj PO. Më vonë kuptova që Foltorja u braktis për interesa që nuk lidheshin me ato me të cilat u krijua.
2.I sugjerova të mos merret me amerikanët, pavarësisht se të kanë rënë në qafë. Të merremi me partinë, ta forcojmë dhe të kthehemi në alternativë qeverisëse. Nuk m’u përgjigj.
Së fundi: Burrat mbahen nga fjala që japin. Sidomos kur janë në moshë të thyer. Akoma më keq kur të hanë pas krahëve. Flas për burra jo për flamurka.
Kritikat e mia janë të drejta, bazohen mbi gabimet 13-vjeçare që kemi bërë së bashku. Që të fitojmë duhet strategji e re, njerëz të përkushtuar dhe punë pafund në bazë për të ngritur PD-në e cila sot duket e vënë përfund. /CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur për mediat pas da...
Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Grupin Par...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Sekretariati i Etikës ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e ...
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e Kryesisë së Pa...
Avokatja Adriana Kalaja, e cila ishte një nga kandidatet n...
Gazetari Çim Peka ka komentuar sot situatën në Partinë Dem...
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se e vetmja arsye që kr...
Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha deklaroi sot se p...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti demokrat, Blendi Himçi ka reaguar sot lidhur me d...
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në episodin e 10-t...
Kryetar i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi sot se ‘...
Këtë të shtunë është zhvilluar mbledhja e radhës e Kryesis...
Hysen Kadiu, demokrati nga Kavaja, që rezultoi më i votuar...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga at...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ndau sot dek...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Një gjendje tensioni verbal ka përfshirë mbledhjen me dyer...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...