"Të hiqen pagesat cash"/ Rama dhe Ibrahimaj tregojnë projektin pilot
Për të ulur informalitetin, por edhe për të lehtësuar ...

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka hedhur akuza ndaj qeverisë për procesin e rindërtimit dhe ka deklaruar nga selia blu se mijëra familje në Durrës janë ende rrugëve.
Ajo theksoi se 267.8 milionë euro janë paguar për procesin e rindërtimit vetëm në bashkinë e Durrësit, por qytetarët e prekur nga tërmeti nuk janë futur në banesat e reja.
"Ndërsa qytetarët durraskë janë harruar, nuk ka ndodhur kështu me mamuthët e incineratorëve. Vetëm për shërbimet e pastrimit dhe gjelbërimit në favor të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës Integrated Energy u paguan për vitin 2023 plot 2.2 milion euro", u shpreh ajo.
Deklarata e plotë:
Një shifër fantastike prej 267.8 milionë euro janë paguar për procesin e rindërtimit vetëm në bashkinë e Durrësit.
?Megjithatë, mijëra qytetarë, në vend të çelësit të shtëpisë kanë marrë çelësat e kashtës, pra nuk i gëzojnë shtëpitë, edhe pse kanë kaluar mbi katër vjet nga tërmeti dhe po kaq nga premtimet e qeverisë dhe të bashkisë Durrës.

Për më keq, prej muajsh tashmë ata nuk kanë marrë më as bonusin e qirasë. Vetëm një numri të vogël familjesh u janë dorëzuar celësat e shtëpive dhe kjo ka ndodhur për qëllime publiciteti, sa për tu hedhur hi syve durrsakëve. Që në vitin 2020 qeveria ka lidhur kontratat e kufizuara për procesin e rindërtimit nga tërmeti në Durrës.

Bashkia Durrës rezulton të ketë prokuruar 114.5 milion euro.?Të gjitha kontratave të ndërtimit u ka mbaruar afati i ndërtimit por durraskët janë ende larg shtëpive të tyre.
Pyetja prej 267.8 milion euro është: Pse banorët janë akoma të pastabilizuar në banesat e rindërtuara?!Po me bonuset e qirave për këta banorë të prekur nga tërmeti çfarë po ndodh? Sipas të dhënave të DPTH, nga bashkia durrës për 2023 u paguan 2.6 milion euro për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, konkretisht:

Janar 363.6 mijë euro
Mars rreth 1 milion euro
Prill vetëm 970 euro
Maj rreth 1 milion euro
Qershor vetëm 388 euro
Dhjetor 147.1 mijë euro
?
Sikurse vërehet, pagesat janë kryer jo në mënyrë sistematike dhe kundrejt vlerave të ndryshme ndërkohë që përfituesit janë gjithnjë të njëjtët. Më kryesorja vërehen pagesa të kryera deri për zgjedhjet, Maj 2023, më pas, përveç një vlere të papërfillshme, 388 euro në Qershor, pagesat ndërpriten deri në Dhjetor dhe askush nuk ka përfituar para për qiranë.
Te ky fakt mund të gjeni fytyrën e vërtetë, maskën që vë në kokë qeveria Rama për të grabitur shqiptarët. Durrsakëve u është dhënë diçka deri në Maj për t`i mashtruar dhe për të vjedhur zgjedhjet dhe pastaj për 8 muaj u është kthyer shpina.

Ndërsa qytetarët durraskë janë harruar, nuk ka ndodhur kështu me mamuthët e incineratorëve. Vetëm për shërbimet e pastrimit dhe gjelbërimit në favor të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës Integrated Energy u paguan për vitin 2023 plot 2.2 milion euro. Për 2024 nuk është kryer asnjë pagesë për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti, por vetëm pagesa për paga, tendera etj, dhe sigurisht koncesionarin e inceneratorit në vlerën 880 mijë euro.

Çfarë duhet të bëjnë durrsakët, të presin edhe 1 vit e gjysëm deri në zgjedhjet e tjera që një pjesë e tyre të marrin shtëpitë që u takojnë?!
?Apo të presin SPAK që po marinon Vangjush Dakon i cili la suitën e luksit në paraburgim, për lejen e një pallati, ndërkohë që mijëra familje janë rrugëve?!/CNA
Për të ulur informalitetin, por edhe për të lehtësuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treg...
Të gjithë politikanët kryesorë në vendin tonë perceptohen ...
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Azerbajxhan ...
Të pyeturve të Barometrit në opinionin që kanë për liderët...
Pëlqyeshmëria për liderët ka qenë në foksuin e pyetjeve që...
Diplomati Agim Nesho, në një intervistë me gazetaren F...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në tubimin e përnatshëm...
Bashkimi i Gazment Bardhit me grupin e Sali Berishës p...
Data e gjyqit për Ervin Salianjin në Gjykatën e Apelit...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruk...
Në media është raportuar se ka dalë data e gjyqit të E...
Të premten, 33 deputetë të opozitës së vendit kërkuan ...
Ambasadori i Holandës, Reinout Vos, në një deklaratë n...
Nga sot s’ka më procedura, hiqen vizat mes Shqipërisë dhe ...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Ish-ministri Ylli Manjani ka shprehur pakënaqësi ndaj ...
Të martën e 5 marsit do të mblidhet Këshilli Kombëtar ...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një foto me komisionerin ...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...