Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh në seancë plenare. Pas zhvillimit të dy interpelancave, seanca plenare shqyrtoi dhe miratoi 12 projektligje, si edhe miratoi dy projektvendime.
Përkatësisht, u miratuan si më poshtë projektligjet:
-Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë"", të ndryshuar, u miratua me vota 81 PRO, 3 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", u miratua me 80 vota PRO, 25 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, "Për tatimin mbi të ardhurat", u miratua me 84 vota PRO, 26 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore"" të ndryshuar, u miratua me 81 vota PRO, 18 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit, të ndryshuar, u miratua me 81 vota PRO, 27 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për marrëveshjen e paqes fiskale", u miratua me vota 75 PRO, 20 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme", u miratua me 76 vota PRO, 22 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë", u miratua me 73 vota PRO, 14 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Sa i përket projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026", në fjalën e saj kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi, tha se janë pranuar kërkesat e 7 komisioneve për të shtuar shpenzimet për disa institucione me vlerë 504.9 milionë lekë, që do të mbulohen brenda tavaneve të parashikuara në buxhet. Ndërsa, sa i takon 50 amendimeve të opozitës, znj. Ekonomi tha se cënonin parametrat fiskale pasi rrisnin me 278.9 miliardë lekë shpenzimet.
Ky projektligj u miratua me 81 vota PRO, 16 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", u miratua me 80 vota PRO, 8 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për gjuetinë", u miratua me 80 vota PRO, 9 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektligj "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse"", të ndryshuar, u miratua me 80 vota PRO, 4 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Ndërsa, diskutimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 "Për ndryshimet klimatike"", u shty për seancën e radhës.
Projektvendimet:
Seanca plenare miratoi edhe dy projektvendime të rëndësishme.
-Projektvendimi "Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit", ku kandidatura e z. Endrit Shabani u miratua me vota 85 PRO, 3 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
-Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat", u miratua me 87 vota PRO, 0 KUNDËR, 0 ABSTENIM.
Së fundmi, seanca zhvilloi edhe Mocionin me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025.
Nga ana e mazhorancës parlamentare, deputeti Ervin Hoxha u shpreh se ODIHR nuk ka deklaruar askund se zgjedhjet nuk qenë të lira, ODIHR nuk ka delegjitimuar rezultatin, ODIHR nuk qëndron pas narrativës së opozitës, dhe se opozita po mundohet të fshihet pas ODIHR-it.
“Raporti flet për mangësi të adresueshme, jo për delegjitimim. Flet për përmirësime, jo për krizë. Flet për reforma, jo për kaos politik.
Si anëtar i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, dua të theksoj se standardet zgjedhore janë një nga kolonat e integrimit europian. Shqipëria ka bërë hapa të qartë përpara. Duhet dhe do të bëjmë edhe më shumë. Kjo me seriozitet, me përgjegjësi dhe duke u çliruar nga retorika e vjetër e konfliktit”, - theksoi Hoxha.
Ndërsa, nga ana e opozitës, deputeti Sali Berisha vuri në dukje se zgjedhjet ishin një proces që duke shkelmuar parimet për zgjedhje të drejta, u falën dy ditë para zgjedhjeve dy miliardë euro gjoba dhe kamata.
“Aty ku ka parti-shtet s’ka zgjedhje, ka farsë. Me këtë proces u shpreh mirënjohje atyre 300 vëzhguesve nga dhjetëra vende që firmosën 3 raporte të OSBE-ODHIR, të Këshillit të Europës dhe të Parlamentit Europian.”- tha Berisha.
Diskutimet në seancë ishin të gjata dhe përfshinë një pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha grupet parlamentare për rreth 914 minuta diskutime.
Sipas përmbledhjes së minutave të të folurit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën për 325 minuta, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste 354 minuta, ndërsa Grupi Parlamentar “Partia e Lirisë” ka kontribuuar me 106 minuta diskutime, "Aleanca për Ndryshim" 12 minuta, ndërsa deputetët jashtë grupeve parlamentare kanë folur gjithsej për 117 minuta.
Seanca i mbylli punimet rreth orës 04:00./ CNA
Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar ashpër Partinë Demok...
Adriana Kalaja, kandidatja për Avokatin e Popullit, ka rea...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë me dije se në s...
Deputët e Partisë Demokratike kanë vijuar me talljen ndaj ...
Në seancë plenare ka nisur procesi për votimin për Avokati...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një intervistë në emisio...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, në mocioni...
Deputetja i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli në fjalë...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbajt...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar sot se Komi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalë...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar t...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së prokuror...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur fjalën e tij në Kuv...
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri ka mbajtur fjalën e tij ...
Ditën e sotme në Këshillin Bashkiak të Fierit është diskut...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të reja nga aksio...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...