Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Vlorës
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...
Edvin Ndreu, i renditur me 84 pikë në garën për drejtoritë...

Emisioni “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala ka zbërthyer dëshminë kyçe të pronares së BMW-së, e cila çoi në identifikimin e hallkës së fundit të arratisjes pas vrasjes së Mondi Mëhallës.
Pamjet filmike dhe hetimet lidhin djegien e “Audit” me largimin e autorëve me një BMW tjetër, duke nxjerrë në pah emra konkretë dhe role të dyshuara.
Në fokus del edhe figura e Oklid Ndino El Ouejdit, roli i tij dhe konflikti i ashpër financiar që dyshohet se çoi në atentatin ndaj Mondi Mëhallës.
Pjesë nga dokumentari:
Dëshmia më interesante që çoi edhe në identifikimin e disa prej personave të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, është ajo e një shtetaseje nga fshati Rajcë e Përrenjasit.
Ajo që rezulton të jetë edhe pronarja e vërtetë e automjetit BMW X1, me të cilin udhëtonin tre personat që ndaluan në Tiranë për t’u takuar me shtetasin nga Lezha Rolando Gjoni.
Me qëllim për t’i marrë këtij të fundit makinën ‘Audi’ A4 me ngjyrë të zezë që u përdor një ditë më pas në vrasjen e Mondi Mëhallës në Elbasan. Shtetasja Sh.T e cila tha se auutomjeti ‘BMW’ X1 që del nga garazhi i një pallati në Tiranë, më datë 29 nëntor 2025, është në pronësi të saj. Dhe ia kishte lënë në përdorim nipit të saj, Nevzat Spaho.
Nevzat Spaho që është pikërisht një nga personat që bashkë me Marsel Aranin dhe El Ouejd, ndodhen në këtë makinë.
Dosja Hetimore
Nga kqyrja e pamjeve filmike, nga rruga që të çon në vendin ku u dogj makina, vihet re të dalë një automjet në ngjyrë të errët, i cili largohet në drejtim të aksit rrugor Mirakë-Librazhd.
Nga ana jonë u arrit të identifikohet automjeti në fjalë dhe konkretisht ka rezultuar se është i markës ‘BMW’, Model 118 I, ngjyrë e zezë, me targa AB 686 VG, në pronësi të shtetases Sh.T, banuese në fshatin Rrajcë, Prrenjas.
Që rezulton të jetë gjyshja e shtetasit Nevzat Spaho.
E cila në deklarimin e saj dhënë për grupin hetues tha se ka në pronësi një automjet me të dhënat e mësipërme të cilin e ka blerë në qytetin e Pogradecit para disa kohësh, ku ka shkuar me nipin e saj, shtetasin Nevzat Spaho.
Po kështu kjo shtetase tha se që nga momenti i blerjes së automjetit dhe deri aktualisht, makina është përdorur gjatë gjithë kohës nga nipi i saj, Nevzat Spaho.
Pra sipas hetimeve doli se autori i vrasjes së Mondi Mëhallës dhe bashkëpunëtori i tij, pasi kryen krimin dhe dogjën automjetin ‘Audi’ A4, që rezulton në pronësi të Xhino Agos, në fshatin Mirakë, u larguan nga aty me anë të makinës ‘BMW’ X1 në pronësi të gjyshes së Nevzat Spaho.
Spaho, që bashkë me Marsel Aranin dhe shtetasin Oklid Ndino EL Ouejdi. ishte edhe një nga personat që u takua për të marrë më datë 29 Nëntor, në Tiranë, me porosi të Armando Kolës, nga Rolando Gjoni, automjetin ‘Audi’ A4 me ngjyrë të zezë, që u përdor një ditë më pas për të vrarë Mondi Mëhallën.
Dosja Hetimore
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se më datë 30 Nëntor 2025, rreth orës 20:27, në vendin e quajtur Karburanti ‘Xhaxhi Oil’, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Mondi Mëhalla dhe më pas është larguar në drejtim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd me automjetin e markës ‘Audi’ A4, ngjyrë e zezë, me portobagazh, me targa AB 977 GE. Ky automjet është gjetur i djegur në vendin e quajtur fshati Mirakë, të qytetit të Librazhdit.
Nga pamjet filmike të marra pranë aksit rrugor në vendin ku është gjetur automjeti i djegur, konstatohet një dritë si ato të shpërthimit.
Po kështu, në vazhdim të kqyrjes së pamjeve filmike, nga rruga që të çon në vendin ku është djegur makina, vihet re të dalë një automjet në ngjyrë të errët, i cili largohet në drejtim të aksit rrugor Mirakë-Librazhd.
Nga ana jonë është arritur të identifikohet automjeti në fjalë që ka rezultuar të jetë i markës ‘BMW’, Model 118 I, ngjyrë e zezë, me targa AB 686 VG, në pronësi të shtetases Sh. T, banuese në fshatin Rrajcë, Prrenjas.
E identifikuar si gjyshja e shtetasit Nevzat Spaho.
Vetë ky shtetas, së bashku me automjetin janë shoqëruar për kryerjen e veprimeve proceduriale në ambientet e DVP Elbasan.
Ku gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një triko me kapuç, në ngjyrë të zezë, e gjetur e nderë në telin e rrobave.
Gjatë intervistimit paraprak, Nevzat Spaho, ka mbajtur qëndrim mohues dhe nuk ka pranuar të japë të dhëna në lidhje me ngjarjen.
Por kush është Oklid Ndino EL Ouejdi, I njohur në Elbasan si ‘Kiço’.
Personi që sot është në kërkim për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla më datë 30 Nëntor 2025 në sipërmarrjen e këtij të fundit në qytet.
Cilat janë konfliktet midis të dyve, që përfunduan me plumba ndaj ortakut?
Sipas të dhënave të siguaruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’ pavarësisht se në dukje mban një mbiemër nga Magrebi, Oklid Ndino El Ouejd, është një shtetas shqiptar me banim në Elbasan, i moshës 35 vjeç.
I cili në rrethin e tij të ngushtë edhe atë të biznesit, njihet me dy pseudonime ‘Kiço’ dhe ‘Oliver’.
Dhe menjëherë pas krimit të vrasjes së Mondi Mëhallës thuhet se është larguar nga pika kufitare e Qafë Thanës, pa u ditur destinacioni i tij përfundimtar.
Por ajo që çon dyshimet te policia dhe familjarët e viktimës se ai është organizatori dhe vrasësi i njeriut të tyre të afërm është përplasja që Mondi Mëhalla kishte me atë që pretendohet të jetë strumbullari i krimit.
Oklid El Ouejdi i cili rezulton se në vitin 2018 ka të regjistruar në qytetin e Elbasanit një pikë import-eksporti dhe tregtim të automjeteve si dhe dhënies së tyre me qira, biznes që quhet Auto ‘Soleil’, por që në mënyrë ende të panjohur kishte hyrë në një konflikt me biznesmenin Mondi Mëhalla.
Sipas personave rreth tyre kulmi i kësaj përplasje kishte ndodhur 10 ditë përpara se biznesmeni Mëhalla të qëllohej për vdekje dhe pikërisht në karburantin ‘Xhaxhi Oil’ ku edhe ndodhi vrasja, mbrëmjen e datës 30 Nëntor 2025.
Këto dëshmi rrëfejnë se Mondi Mëhalla e kishte dhunuar fizikisht Oklid El Ouejdin brenda ambienteve të karburantit, për një prishje pazari në biznes që thuhet se kap shifrën e 700 mijë eurove, ku në pamundësi të shlyerjes së kësaj shume Oklid El Ouejd i kishte ofruar Mondi Mëhallës, katër apartamente në Tiranë, por që kishin probleme me pronësinë.
Kjo gjë thuhet se ka shkaktuar edhe zemërimin e biznesmenit Mëhalla, i cili zgjodhi ta dhunojë atë që ishte ortaku i tij në biznes. Por ajo që mbetet ende e paqartë është naiviteti që ka shoqëruar një pjesë të grupit të dyshuar si pjesëmarrës në krim.
Të cilët kanë përdorur automjete lehtësisht të identifikueshme nga grupi hetues. Ndërkohë që është ende e paqartë përfshirja e Xhino Agos, që është njëri nga ortakët e Mondi Mëhallës.
Makina ‘Audi’ A4 në pronësi të cilit u përdor në krim. Se si mund të kryesh një krim me makinën e atij që është ortaku yt në biznes./Në Shënjestër
Një 14-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi f...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, ...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit ...
Policia ka vënë në pranga 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase ...
Dy të dyshuar u arrestuan në Bullgari dhe Kroaci sipas urd...
Një shtetas 53-vjeçar me detyrë mjek është vënë në pranga,...
Dy shtetas babë e bir u arrestuan në flagrancë, pasi plago...
Një aksident është shënuar këtë të martë në aksin rrugor P...
Një 30-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim, s...
Një 32-vjeçar është ekstraduar nga Greqia, pasi kërkohej n...
Katër autorët e dyshuar për vrasjen me tritol të 67-vjeçar...
Një shtetas 28-vjeçar është vënë në pranga në flagrancë, p...
Një shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi iu kap një...
Një banesë në Papër të Elbasanit është përfshirë nga flakë...
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me tritol e 67-vje...
Një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr në Gjirokas...
Policia ka arrestuar shtetasin N.H 56-vjeç pasi mbrëmjen e...
Policia e Tiranës ka bërë me dije se janë gjetur dy person...
Një shtetas 66-vjeçar, Xh.Zh, ka humbur jetën mbrëmjen e s...
Mbrëmjen e kësaj të shtune në autostradën Elbasan-Tiranë në ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...