web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kultivoi kanabis, u dënua me 4 vjet burg/ Arrestohet i shumëkërkuari në Kavajë

24 Dhjetor 2022, 10:00, Kronika CNA

Kultivoi kanabis, u dënua me 4 vjet burg/ Arrestohet i

Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Kavajës, pasi prej vitit 2020 ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Agim Karaj u dënua me 4 vite burg, dhe u kap pas 2 vitesh në arrati.

Njoftimi: 

Kavajë/ Finalizohet operacioni policor i koduar "Qerreti", për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi të dënuar për kultivim të bimëve narkotike.

36-vjeçari i dënuar me 4 vjet burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në vitin 2020, në fshatin Stan i Ri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, pasi ishte i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Qerreti".

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Qerret, dhe arrestimi i shtetasit:

- Agim Karaj, 36 vjeç, banues në fshatin Stan i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në shtator të vitit 2020, 36-vjeçari kultivoi bimë narkotike kanabis, në fshatin Stan i Ri./CNA.al





Lajmet e fundit nga