web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Tiranë/ Bie nga kati i pestë, ndërron jetë fëmija 2 vjeç

10 Qershor 2022, 17:06, Kronika CNA
E rëndë në Tiranë/ Bie nga kati i pestë, ndërron
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga kati i pestë i banesës së tij, duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Shefqet Kuka".

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën "Shefqet Kuka", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga