Të dyshuar për shpërdorim detyre/ Merren në pyetje zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve
Autoritetet në Kosovë i kanë marrë në pyetje disa zyrtarë ...

Shumë shpejt pasi u përhap lajmi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ishte vrarë në sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit, pas gati 40 vjetësh në krye të vendit, në adresat elektronike të mediave në Sarajevë mbërriti një mesazh nga Teherani.
Ai ishte dërguar nga adresa e IRIB-it, shërbimit shtetëror mediatik të Iranit, i cili është nën sanksionet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, për shkak të akuzave për përhapje të propagandës dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Në atë email, të dërguar më 1 mars, IRIB-i ofronte edhe video-materiale nga ajo që e përshkruante si “mbledhje spontane masive e qytetarëve në pjesë të ndryshme”, pas vrasjes së Khameneit.
Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe rreth një muaj më herët. Derisa forcat qeveritare po vrisnin mijëra njerëz në qytete të Iranit, gjatë protestave kundër regjimit, IRIB Sarajeva u dërgonte mediave materiale nga tubimet proqeveritare, të organizuara si përgjigje ndaj trazirave që lidheshin me pakënaqësitë për gjendjen ekonomike në vend.
Një raport i Ministrisë së Jashtme të Iranit, dërguar më 14 janar mediave në Bosnje dhe Hercegovinë, përmbante fotografi që, siç thuhej, tregonin “veprimet e dhunshme dhe terroriste të protestuesve në periudhën nga dhjetori 2025 deri në janar 2026”.
Në raport, protestuesit krahasoheshin me militantët e grupit terrorist Shteti Islamik, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore paraqiteshin si nxitëse të protestave.
Sipas analizës së Radios Evropa e Lirë, njoftimet e IRIB-it nuk u transmetuan gjerësisht në platformat online të mediave në Bosnje dhe Hercegovinë. Meisam Mirhadi, i cili prezantohet si përfaqësues i transmetuesit publik iranian, nuk pranoi t’i përgjigjej REL-it se cilave media u janë dërguar njoftime dhe materiale nga IRIB-i. IRIB-i, përndryshe, ka pothuajse tridhjetë vjet që vepron në Bosnje dhe Hercegovinë - vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Pse u sanksionua IRIB-i?
Në dhjetor të vitit 2022, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj individëve të lidhur me IRIB-in, me arsyetimin se rrjeti kufizonte rrjedhën e lirë të informacionit në Iran dhe merrte pjesë në organizimin dhe transmetimin e rrëfimeve të detyruara nga kritikët e regjimit, të cilat siguroheshin përmes frikësimit dhe dhunës.
Bosnje dhe Hercegovina, si vend kandidat për anëtarësim në BE, është e detyruar ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së.
Agjencia Rregullatore e Komunikimeve në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila është përgjegjëse për mediat elektronike në këtë vend, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka marrë udhëzime nga institucionet përkatëse të Bosnje dhe Hercegovinës në lidhje me zbatimin e ndalesës së vendosur nga BE-ja për përmbajtjet e caktuara të huaja.
Sanksionet ndaj IRIB-it u vendosën pas vdekjes së Mahsa Aminit, një gruaje 22-vjeçare iraniane, e cila ndërroi jetë në paraburgim më 17 shtator 2022. Ajo ishte ndaluar për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes në Iran, i cili kërkon që gratë të mbajnë shami në kokë.
Pas vdekjes së saj, protestuesit në të gjithë Iranin organizuan protesta të përditshme për muaj të tërë, duke çuar në një lëvizje që u bë e njohur si “Gratë, jeta, liria”. Përveç përkthimeve nga media shtetërore iraniane në persisht, Sahar Balkan prodhon edhe lajme në gjuhën boshnjake.
Në studion në Sarajevë, kanali interviston edhe njerëz nga Bosnje dhe Hercegovina, që kryesisht kanë pikëpamje pro regjimit iranian. TV Vogoshqa, që është një kompani publike në pronësi të Komunës së Vogoshqës, thotë se nuk është në dijeni se Sahar Balkan, si pjesë e IRIB-it, është nën sanksione të BE-së.
“Radio-Televizioni Vogoshqa ka transmetuar programin Sahar Balkan në formate dhe intervale të ndryshme kohore që nga viti 1996. Sot, RTV Vogoshqa, në baza komerciale, ofron një interval ritransmetimi për programin Sahar Balkan, i cili transmetohet nga Teherani”, thuhet në përgjigje.
Sipas regjistrave të biznesit, të disponueshëm publikisht, zyra e IRIB-it në Sarajevë është regjistruar që nga gushti i vitit 2016.
IRIB-i nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me praktikat e tij të biznesit dhe prodhimin e përmbajtjes në gjuhën boshnjake.
Sahar Balkan TV është pjesë e Rrjetit Universal Sahar (SUN) të IRIB-it, i cili transmeton në disa gjuhë, përfshirë atë dari, azerbajxhanase, kurde, urdu, boshnjake dhe shqipe.
Harun Karçiç, analist i politikës së jashtme dhe autor i një monografie për lidhjet mes Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, shpjegon se Sahar TV përgatit pjesën më të madhe të përmbajtjes në Teheran dhe më pas e shpërndan atë në mediat anembanë botës.
“Irani u jep një numër të madh bursash studentëve të huaj, të cilët në vitet e fundit të studimeve përkthejnë lajmet në gjuhët e tyre amtare dhe i prezantojnë ato në studio. E, pastaj, programet e përfunduara dërgohen në vendet e tyre”, thotë Karçiç.
Ai shton se stacionet televizive iraniane kanë pasur një prani shumë më të madhe rreth 30 vjet më parë.
“Me një numër të vogël njerëzish, ata përkthejnë njoftimet për shtyp dhe i dërgojnë ato në stacionet tona televizive, me shpresën se dikush do t’i publikojë ato. Në fund të fundit, gjithçka varet nga mendimi kritik i redaktorëve dhe gazetarëve tanë dhe nga aftësia jonë mediatike për të dalluar propagandën nga faktet”, shton Karçiç.
Si funksionon transmetuesi shtetëror i Iranit?
Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) është i vetmi transmetues radioteleviziv i autorizuar në Iran.
I themeluar pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, ai është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të udhëheqësit suprem, i cili emëron dhe shkarkon drejtorin dhe gjithashtu ushtron ndikim të fortë përmes një bordi mbikëqyrës prej gjashtë anëtarësh.
Financohet nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat nga reklamat. Ai punëson 30.000 deri në 50.000 njerëz - më shumë se BBC-ja, e cila punëson rreth 21.000, shkruan Iran International, një medium privat në gjuhën perse, me seli në Londër.
IRIB-i ofron shërbime radiotelevizive vendase dhe ndërkombëtare, duke operuar me 12 kanale televizive vendase, katër kanale lajmesh ndërkombëtare, gjashtë kanale televizive satelitore dhe 30 kanale televizive provinciale.
Sipas Al Monitor-it, IRIB-i drejton kanale lajmesh në anglisht, arabisht dhe spanjisht, dhe transmeton në më shumë se 30 gjuhë, duke përfshirë atë boshnjake, azerbajxhanase, mandarin dhe shqip.
IRIB-i bashkëpunon gjithashtu me Ministrinë e Inteligjencës në Iran dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, raporton Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.
Përpjekje “të dështuara” për ndikim
Gjatë luftës së viteve 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë, Irani mbështeti Ushtrinë e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe forcat boshnjake me para, ndihma humanitare dhe armë, si dhe me këshilltarë ushtarakë nga Trupat e Gardës Revolucionare, që u dërguan në këtë vend.
Pas luftës, nën presionin e SHBA-së, autoritetet në Sarajevë i zvogëluan lidhjet politike dhe të sigurisë me Teheranin, të cilat tani janë kryesisht të kufizuara në bashkëpunim kulturor dhe akademik dhe kontakte të rralla politike.
Karçiç thotë se ndikimi i Iranit në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë në rënie që nga lufta.
Në 30 vjetët e fundit, Irani, sipas tij, ka investuar shumë në përpjekjet për të fituar ndikim përmes instituteve, fondacioneve, kolegjeve, si dhe mediave të tilla si stacioni televiziv, Sahar Balkan TV.
Karçiç thotë se IRIB-i donte të fitonte ndikim dukshëm më të madh në Bosnje dhe Hercegovinë pas luftës, ngjashëm me atë që ka në Jemen, Irak ose Liban.
“Por, pas luftës, [misioni i atëhershëm paqeruajtës i NATO-s] SFOR-i ushtroi presion të fortë mbi autoritetet boshnjake dhe këto marrëdhënie u dobësuan ndjeshëm që në vitin 1998”, thotë Karçiç.
Mjet propagande
Për të mundësuar zgjerimin e programit ndërkombëtar, Teherani ka trefishuar buxhetin vjetor të IRIB-it në rreth 480 milionë dollarë deri në vitin 2025, sipas një analize që ka bërë Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington.
Përfaqësuesi i Fondacionit, Toby Dershowitz, thotë për Radion Evropa e Lirë se materialet, të cilat dërgohen përmes zyrave të jashtme të IRIB-it, flasin për përpjekjet e autoriteteve iraniane për të zgjeruar ndikimin e IRIB-it jashtë vendit, përfshirë edhe në Ballkan.
“Demonstratat, në të cilat miliona iranianë dolën në rrugë për të protestuar kundër shtypjes nga Qeveria e tyre, portretizohen si trazira të nxitura nga aktorë të huaj. Kjo është një qasje që zyrtarët e regjimit e kanë përsëritur si në mediat shtetërore, ashtu edhe në kanalet ndërkombëtare”, thotë ai.
Sipas këtij fondacioni, sanksionet ndaj IRIB-it dhe degëve të tij janë vendosur edhe në Australi dhe në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të rolit të tyre në transmetimin e rrëfimeve të detyruara dhe të rreme. Faqet e lidhura me IRIB-in janë hequr gjithashtu nga transmetimi. /REL
Autoritetet në Kosovë i kanë marrë në pyetje disa zyrtarë ...
Ushtria e Izraelit ka konfirmuar vrasjen e ministrit irani...
Centrali i vetëm i energjisë atomike në Iran është goditur...
NATO po ecën përpara me vendosjen e një sistemi tjetër të ...
Senatorët amerikanë pritet të zhvillojnë një seancë dëgjim...
Pas vrasjes së shefit të Sigurisë së Iranit, Ali Larijani,...
Lajmet për një plan të Britanisë së Madhe për dërgimin e e...
Alarme për raketa janë dëgjuar në të gjithë Dubain sot, nd...
Një aksident tragjik ka ndodhur në një kantier ndërtimi në...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar të gjitha amb...
Të premten e kaluar (6 mars), presidenti amerikan Donald T...
Shefi i ushtrisë iraniane, Amir Hatami, ka kërcënuar të ni...
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kryer sulme ajrore ndaj...
Sulmet izraelite në Bejrut kanë vrarë të paktën gjashtë pe...
Irani qëlloi Tel Avivin me raketa me koka bërthamore thërr...
Autoritetet siriane kanë ndaluar shitjen e alkoolit në res...
Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të ndjekë dhe neu...
Një grup protestuesish sulmoi një zyrë të Partisë Komunist...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimi...
Lufta e Iranit po shkakton ndërprerje të mëdha në tregun g...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Microsoft ka njoftuar se ka shkurtuar 4,800 vende pune - a...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...