Natë terrori në Kiev me breshëri raketash ruse/ Shpërthime të fuqishme dhe të paktën 8 viktima
Të paktën tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë ...
Të paktën tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë ...

Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi të një grope ndërtimore, bëri që të nisin hetime për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa Komuna e Prishtinës pezulloi dy inspektorë të zonës dhe vendosi të nisë inspektimin e të gjitha vendpunishteve. Për shkakun e saktë të shembjes ende ka versione të ndryshme.
Në vetëm pak sekonda, shtylla mbrojtëse disa metra të larta u shembën bashkë me një pjesë të rrugës “Don Shtjefën Kurti”, në Prishtinë, më 29 mars.
Pamjet që qarkulluan në internet shfaqën një gropë ndërtimore të hapur, përskaj kësaj rruge, dhe një terren me lagështi të dukshme.
Shembjes së rrugës i parapriu rënia e shtyllave, të quajtura “pilotë”, që zakonisht vendosen skaj gërmimeve të thella, për të parandaluar pikërisht atë që ndodhi - rrëshqitjen e dheut.
Shembja kaloi pa dëme në njerëz, por shkaktoi prishje të sistemeve të rrymës dhe të ujit, që lanë pa furnizim disa lagje të kryeqytetit të Kosovës.
Gropa e hapur përskaj rrugës ishte nisja e punimeve për një objekt ndërtimor nga kompania “Klub Invest”, e cila tashmë ka të ndërtuara disa objekte tjera përreth asaj zone.
Si erdhi deri te shembja?
Dyshimi kryesor nga të gjitha palët e përfshira është se shembja ka ndodhur si rezultat i presionit të ujit.
Por, ka kundërshti lidhur me atë se si ka ardhur deri te kjo lagështi, dhe se a ka mundur të parandalohet ajo.
Radio Evropa e Lirë foli me pronarin e kompanisë “Klub Invest”, i cili tregoi se ka rreth një muaj që kanë nisur punimet, gjegjësisht hapja e gropës për ndërtimin e ri.
Fatmir Syla tha se dyshimet e tij kryesore lidhen me rrjedhjen e ujërave nëntokësore.
“Për shkak të rrjedhjeve të ujërave nëntokësore… ka bërë presion dhe ka dëmtuar strukturën e tokës”, pohoi Syla, duke shtuar se, sipas vlerësimit të tij, “90 për qind” e rastit mund të lidhet me këtë faktor.
Ai konsideroi se mund të ketë qenë ndonjë prishje nga ujësjellësi, duke nënkuptuar se nuk ka të bëjë vetëm me reshje atmosferike.
“Në njëfarë forme është e pamundur të dihet [të parashikohet]. Edhe pse zakonisht bëhen shpime gjeomekanike, matja e tokës, të gjitha këto procedura kanë dalë në rregull. Por, ky është një faktor ad hoc, që ka dalë aty për aty”, u shpreh Syla për REL-in.
Sipas tij, ndonëse është intervistuar nga Prokuroria, ende nuk është vërtetuar se faji për shembjen është i kompanisë së tij.
“Rasti është në procedurë. Përgjegjësia nuk dihet, se rastet ndodhin, por këtu duhet një komision i ekspertëve për t'u ditur saktë çfarë ka ndodhur”, tha ai, duke shtuar se ndërtimi është me leje, dhe se nuk kanë pasur telashe të tilla me ndërtimet e objekteve tjera.
Deklaratat se ndonjë prishje në sistemin e ujësjellësit mund të ketë shkaktuar shembjen i ka mohuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Në një deklaratë në Facebook, më 29 mars, kjo kompani tha se, në bazë të vëzhgimeve fillestare, kjo gjendje nuk lidhet me rrjetin e ujësjellësit: “Më tepër [lidhet] me aktivitetet e gërmimeve dhe ndërhyrjeve në terren, të cilat kanë ndikuar në destabilizimin e shtresave të dheut, dhe krijimin e kushteve për rrëshqitje”.
Ujësjellësi shtoi se do të fillojë një analizë të detajuar të situatës në terren, por nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse kjo analizë ka filluar tashmë.
Çfarë thonë ekspertët?
Në vëzhgim të parë, nga videot që kanë qarkulluar online, profesori i ndërtimtarisë Naser Kabashi ka vërejtur një problematikë fillestare.
“Konstruksioni i rrugës dhe gropa ndërtimore, aty ku është planifikuar të ndërtohet objekti, sipas meje, ka pasur një distancë jo shumë të mjaftueshme. Kanë qenë shumë afër njëra tjetrës”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, prania e ujit apo lagështisë e ndryshon sjelljen e dheut, dhe e bën atë më të paqëndrueshëm.
“Në prezencë të lagështisë apo ujit, dherat ndryshojnë, rrëshqasin në mes veti, e humbin kohezionin dhe krijojnë shtypje”, pohoi Kabashi.
Sipas tij, “gropa ndërtimore projektohet që të pranojë ngarkesat, dhe të mos vijë deri te rrëshqitja e dheut, siç ka ndodhur në këtë rast”, tha ai, duke theksuar se procesi i shembjes ka qenë gradual.
“Kjo nuk ka ndodhur brenda një dite”, u shpreh Kabashi.
Kreu i kryeqytetit, Rama, tha më 30 mars se “të gjitha vendpunishtet, ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë, do të mbyllen menjëherë, pa asnjë përjashtim”.
Ai kërkoi nisjen e “një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës”.
Sipas tij, “rastet do t’i nënshtrohen analizës së thellë institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokimin e lejeve të ndërtimit”./ Rel
Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekz...
Air China rifilloi të hënën fluturimet direkte për në Kore...
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka konfirmuar vdekje...
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa treg...
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i bëri thirrj...
Kryeministri Keir Starmer ka këmbëngulur se trupat britani...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail...
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se SHBA-ja është ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se d...
Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët u...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar mundë...
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së M...
Rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plot...
Qeveria australiane do të përgjysmojë taksat e karburantit...
Një zjarr masiv ka shpërthyer në një fabrikë plastike në r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Pa...
Phil Werring po shqyrton mundësinë e refuzimit për t'u bas...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se dëshir...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për firmat e pro...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Një sipërfaqe e madhe në fshatin Drizë të Fierit është për...
Policia e Vaut të Dejës ka parandaluar një ngjarje krimina...
Një plagosje me sëpatë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Të paktën tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë ...
Pranë arkivolit të ish-udhëheqësit suprem të vrarë iranian...
Tre persona u plagosën nga një sulmues i armatosur me thik...
Autoritetet në Australi po hetojnë origjinën e sferave të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...