Kina rifillon fluturimet direkte për Korenë e Veriut pas gjashtë vjetësh
Air China rifilloi të hënën fluturimet direkte për në Kore...

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese për furnizim me gaz nga Rusia, njoftoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 30 mars, duke bërë që Moska të mbetet furnizuesja kryesore e Beogradit me gaz natyror.
Vuçiq njoftoi për këtë çështje pas një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin rus, Vladimir Putin.
Marrëveshja e re është për tre muaj dhe, sipas saj, Serbia do të mund të importojë 6 milionë metra kub gaz nga Rusia.
Në një konferencë për media, Vuçiq tha se çmimi i gazit do të jetë ndërmjet 320 dhe 330 dollarë për 1 mijë metra kub. Këto kushte ai i vlerësoi si “shumë të favorshme”, për çka falënderoi Putinin.
Marrëveshja afatshkurtër e arritur në dhjetor skadoi më 31 mars.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Serbia ka filluar të ulë varësinë nga gazi i Moskës, por ende më shumë se 80 për qind e nevojave për këtë i mbulon nga Rusia.
Kjo varësi nga Rusia, siç vlerëson për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë eksperti hungarez i energjisë Attila Holoda, kushtëzohet si nga faktorë ekonomikë ashtu edhe politikë.
Megjithatë, ai konsideron se në këtë moment faktori ekonomik mbetet më i drejtpërdrejtë.
“Gazi rus për një kohë të gjatë i është furnizuar Serbisë me kushte relativisht të favorshme, ndërsa infrastruktura ekzistuese dhe marrëdhëniet tregtare e bëjnë këtë opsion më të lehtë në afat të shkurtër”, theksoi ai.
Në të njëjtën kohë, sipas Holodas, e rëndësishme është edhe dimensioni politik, në të cilin Beogradi përpiqet të ruajë marrëdhënie stabile me Moskën, duke balancuar qartë në raport me rrugën e tij drejt BE-së.
Bashkimi Evropian po përpiqet të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë nga energjia që i përdorpër luftën në Ukrainë dhe planifikon që deri më 1 janar 2028 të ndalojë plotësisht importin e naftës dhe gazit rus.
Ndërprerja graduale e importit të gazit rus në territorin e BE-së ka nisur në fillim të vitit dhe nuk vlen për tranzitin e gazit rus drejt vendeve të treta.
Megjithatë, BE-ja pret nga Serbia, si vend kandidat për anëtarësim, që të harmonizohet gradualisht me të gjitha vendimet.
Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Serbia tashmë blen gaz edhe nga Azerbajxhani, përmes Bullgarisë, ndërsa ndërtimi i gazsjellësit drejt Maqedonisë së Veriut, që do të mundësonte qasje në gaz natyror të lëngshëm nga Greqia, pritet të nisë këtë vit./REL
Air China rifilloi të hënën fluturimet direkte për në Kore...
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka konfirmuar vdekje...
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa treg...
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i bëri thirrj...
Kryeministri Keir Starmer ka këmbëngulur se trupat britani...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail...
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se SHBA-ja është ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se d...
Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët u...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar mundë...
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së M...
Rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plot...
Qeveria australiane do të përgjysmojë taksat e karburantit...
Një zjarr masiv ka shpërthyer në një fabrikë plastike në r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Pa...
Phil Werring po shqyrton mundësinë e refuzimit për t'u bas...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se dëshir...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për firmat e pro...
Tre persona janë arrestuar në lidhje me sulmin e planifiku...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Llogara. Si...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Mbi 300 mijë persona janë evakuuar nga Franca dhe Spanja, ...
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se nuk do ...
Në zemër të burgut famëkeq New Bell në Douala të Kamerunit...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...