Prej 5 orësh pa drita/ Disa zona në Tiranë mbeten pa energji në mes të temperaturave ekstreme
Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërpr...
Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërpr...

Rusisë i ka kërkuar të premten Beogradit sqarime në lidhje me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në Moskë se ai mund të përfundojnë në Ukrainë.
Në një intervistë rishtazi për revistën gjermane Cicero, Vuçiç u citua të ketë thënë se Serbia ishte e gatshme t’u shiste municion partnerëve evropianë, edhe nëse armët do të përfundonin në Ukrainë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në konferencën e rregullt për media se Serbia e ka siguruar disa herë Rusinë se municioni i saj nuk do të përfundojë në duart e Ukrainës.
“Prandaj komentet e Vuçiçit kërkojnë një shpjegim zyrtar nga Beogradi”, tha Zakharova të premten në Moskë.
“Blerësit le të bëjnë me mallin çfarë të duan”, kishte thënë Vuçiç në intervistën për Cicero më 30 tetor.
Të premten, sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviç, tha se Serbia nuk furnizon me armatim dhe pajisje ushtarake palët që janë në luftë askund në botë.
Duke iu përgjigjur Moskës, ajo theksoi se Beogradi respekton rreptësishtë rregullat dhe normat ndërkombëtare dhe ato të Kombeve të Bashkuara. Ajo shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme është e habitur nga komentet e Zakharovës lidhur me këtë çështje.
“Dëshirojmë të theksojmë se Serbia është shtet sovran dhe i pavarur, i cili vendimet i merr vetëm në përputhje me interesat e veta kombëtare. Nga përfaqësuesit e vendeve mike presim respektimin e këtij fakti”, deklaroi Jovanoviç.
Ajo kujtoi gjithashtu se Serbia është i vetmi vend në Evropë jashtë Komunitetit të Shteteve të Pavarura – një organizatë që përfshin disa shtete ish-sovjetike – që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Vlen të kujtohet se vendi ynë nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në procesin e anëtarësimit në BE që nga dhjetori 2021, edhe pse ka mundur ta bëjë këtë. Është mjaft domethënëse, dhe sigurisht jo rastësi, që kjo datë përkon me fillimin e luftës në Ukrainë”, përfundoi Jovanoviç, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë ta udhëheqë politikën e saj sipas interesave të veta.
Gazeta Ukrainska Pravda, pas intervistës së Vuçiçit për Cicero, raportoi se depot e municionit në Serbi janë të mbushura, veçanërisht me granata mortajash.
“Serbia është e gatshme t’u ofrojë miqve në Evropë gjithçka që ka dhe kjo është një kontribut i jashtëzakonshëm për sigurinë evropiane”, tha Vuçiç sipas Ciceros.
Ai shtoi se Serbia është plotësisht e përgatitur të bashkëpunojë me BE-në në çështjet ushtarake dhe se pret përgjigjet nga vendet evropiane për propozimin e saj.
Pas këtyre deklarimeve reagoi edhe Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili tha se Rusia e kupton “presionin e jashtëzakonshëm” që po ushtrohet ndaj Serbisë dhe çështjen e eksportit të armëve serbe e përshkroi si “çështje aspak të thjeshtë”.
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) kishte deklaruar në qershor se kompanitë serbe kanë rritur furnizimet indirekte të armëve për Ukrainën përmes vendeve të BE-së, si Çekia dhe Bullgaria.
Në të njëjtën kohë, Beogradi njoftoi se kishte pezulluar eksportin e municionit, armatimit dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Serbi, pas kritikave nga Moska dhe gjatë konfliktit izraelito-iranian.
Vuçiq deklaroi më 23 qershor se municioni, deri në njoftimin e radhës, do t’u shpërndahej vetëm njësive ushtarake brenda vendit dhe konfirmoi gjithashtu se Serbia i kishte shitur municion Izraelit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.
Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, të dërguara më 6 nëntor, nëse që nga 23 qershori e deri më sot janë eksportuar armë ose pajisje ushtarake nga Serbia.
Beogradi ka mohuar vazhdimisht se Serbia eksporton drejtpërdrejt armatim në Ukrainë ose Rusi, dhe ka deklaruar se nuk mund të ndikojë nëse armët serbe, pasi shiten në vende të treta, përfundojnë në frontin ukrainas.
Nuk dihet saktësisht se sa eksporton Serbia, pasi raportet e Ministrisë së Tregtisë nuk janë publikuar prej vitesh. Raporti i fundit i tillë, sipas kërkimit të portaleve zyrtare, është publikuar për vitin 2022.
Në atë dokument thuhet se gjatë periudhës 2005–2022, vlera totale e licencave të realizuara për eksport të mallrave me përdorim të dyfishtë ka qenë 77.97 milionë dollarë. /REL
Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka goditur objektivat...
Shkalla e obezitetit te fëmijët është stabilizuar në disa ...
Nëse prodhimi gjerman i çelikut zhvendoset jashtë vendit, ...
Ministri i mbrojtjes së Belgjikës tha se Qendra Kombëtare ...
Tetori i vitit 2025 ishte i treti muaji më i ngrohtë i reg...
Aksionarët kanë miratuar një paketë page rekord që mund të...
Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 20...
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të...
Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të Libanit m...
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas njoftimit ...
Papa Leo XIV priti këtë të enjtë presidentin e Palestinës,...
Autoritetet austriake kanë sekuestruar disa armë në Vjenë ...
Nancy Pelosi, gruaja e parë dhe e vetme që shërbeu si krye...
Avionët luftarakë izraelitë goditën tri qytete në Libanin ...
Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Republikës France...
Kushtet e këqija të motit kanë ndërprerë udhëtimin ajror n...
Tajfuni Kalmaegi ka goditur pjesën qendrore të Vietnamit t...
Shtatë zjarrfikës u plagosën, përfshirë disa me djegie të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të ...
Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...