Sulmet izraelite në jug të Libanit/ Hezbollahu refuzon çdo negociatë politike
Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të Libanit m...

Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në një fshat të Malishevës, konfirmuan autoritetet në Kosovë. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë se dorasi i dyshuar kishte të kaluar kriminale dhe më herët gjatë vitit kishte qenë në paraburgim.
“Prokurori i Shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më 06.04.2025 është paraqitur me kërkesë të caktimit të paraburgimit, e cila po të njëjtit i është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, më 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I., për veprat penale ‘dhunë në familje’ dhe ‘kanosje’”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.
Ndërkaq, sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, autoritetet ende nuk e dinë saktësisht motivin e vrasjes së dyfishtë.
“Kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë, të dyfishtë. Kryerësi i kësaj vepre penale është ende në arrati dhe policia, në bashkëpunim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha masat që sa më shpejt të identifikohet dhe të sigurohet prezenca e tij”, tha prokurori Gashi gjatë një prononcimi për media.
Ai konfirmoi se dorasi i dyshuar dhe viktimat kanë raporte familjare.
“Tani për tani s’mund të japim informacione shtesë sepse duhet të bëjmë verifikimin e këtyre informatave dhe më pas do të dalim me një njoftim zyrtar që informatat të jenë sa më të sakta. Ajo që mund të them është se viktimat dhe i dyshuari kanë raporte familjare, por motivin ende nuk e dimë saktësisht”, theksoi ai.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se i dyshuari i kishte qëlluar ata me armë zjarri të enjten pak para mesditës në fshatin Golluboc të Malishevës, në pjesën qendrore të Kosovës.
Ata janë dërguar më pas në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin e afërt, Kijevë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
“Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Elezi.
Ndërkaq, drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, tha më herët gjatë ditës për mediat lokale se dorasi i dyshuar është dhëndri i viktimave.
Ai shtoi se motivet e vrasjes së dyfishtë besohet se kanë të bëjnë me "një fjalosje mes tyre". Vrasja e tyre vjen pak muaj pasi në pjesë të ndryshme të vendit ndodhën pesë vrasje vetëm në muajin gusht.
Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë bërë thirrje disa herë që shteti të bëjë më shumë për konfiskimit të armëve të jashtëligjshme, pasi argumentojnë se ato mund të gjenden lehtë në tregun e zi. Ata, po ashtu, kërkojnë rritjen e operacioneve policore, për të ulur numrin e incidenteve të armatosura. /REL
Izraeli ka sulmuar caqe të Hezbollahut në jug të Libanit m...
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas njoftimit ...
Papa Leo XIV priti këtë të enjtë presidentin e Palestinës,...
Autoritetet austriake kanë sekuestruar disa armë në Vjenë ...
Nancy Pelosi, gruaja e parë dhe e vetme që shërbeu si krye...
Avionët luftarakë izraelitë goditën tri qytete në Libanin ...
Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Republikës France...
Kushtet e këqija të motit kanë ndërprerë udhëtimin ajror n...
Tajfuni Kalmaegi ka goditur pjesën qendrore të Vietnamit t...
Shtatë zjarrfikës u plagosën, përfshirë disa me djegie të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të ...
Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të...
Një banor i komunës Neuville-sur-Saine pranë Lyon-it në Fr...
Qeveria e Afrikës së Jugut njoftoi të enjten se ka pranuar...
Sekretari i Transportit Sean Duffy paralajmëroi se do të k...
Ukraina mohoi pretendimet e Rusisë se forcat e saj janë rr...
Progres i kufizuar në fushën e drejtësisë, ngecje e theksu...
Mbrojtja civile dhe si duhet të veprojmë në raste fatkeqës...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka zhvillua...
Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...