web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E para grua në histori që u bë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve/ Nancy Pelosi njofton tërheqjen nga Kongresi

6 Nëntor 2025, 15:49, Kosova & Bota CNA

E para grua në histori që u bë kryetare e Dhomës së

Nancy Pelosi, gruaja e parë dhe e vetme që shërbeu si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe një nga figurat më të fuqishme në Partinë Demokratike në dekada, njoftoi se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2027. Lajmin e ka njoftuar vetë ajo përmes një njoftimi në rrjetet sociale. 

“Nuk ka pasur nder më të madh për mua sesa të qëndroj në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të them: ‘Unë flas për popullin e San Franciskos’. E kam dashur vërtet shërbimin tim në Kongres dhe gjithmonë e kam respektuar himnin e Shën Françeskut - ‘Zot, më bëj një instrument të paqes sate’. Kjo është arsyeja pse dua që ju, bashkëqytetarët e mi të San Franciskos, të jeni të parët që e dini: Unë nuk do të kandidoj për rizgjedhje në Kongres”, tha Pelosi. 

Njoftimi u dha fund javëve të tëra spekulimesh intensive se ajo do të jepte dorëheqjen pas 38 vitesh në Kongres. Pelosi u zgjodh për herë të parë në vitin 1987 dhe në vitin 2007 u bë gruaja e parë në histori që u bë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, një pozicion që e mbajti përsëri pas zgjedhjeve të vitit 2018. Ajo mbetet e vetmja grua që mban çekiçin.

Njoftimi erdhi dy ditë pas njërit prej sukseseve më të mëdha politike të demokratëve që partia e saj ia atribuon asaj, një fitore dërrmuese në një referendum në Kaliforni që riformësoi hartën zgjedhore në favor të demokratëve përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit të vitit 2026. Sipas bashkëpunëtorëve të saj, ajo mblodhi dhjetëra miliona dollarë për fushatën në favor të masës.

Në vitet e fundit, ajo ia ka kushtuar punën e saj "rezistencës" ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, me të cilin është përplasur vazhdimisht. Gjatë mandatit të saj, Dhoma e Përfaqësuesve vazhdoi dy herë me procesin e shkarkimit të presidentit, ndërsa ajo vetë u bë e njohur ndërkombëtarisht për skenën ku grisi publikisht tekstin e fjalimit të tij për Gjendjen e Kombit në vitin 2020. /CNA





Lajmet e fundit nga