Takimi i 12-të Ministror i Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor të Gazit filloi në Baku
Takimi i 12-të Ministror i Këshillit Konsultativ të Korrid...

“Ende nuk e kemi zgjidhjen, por do t’ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Sipas Kurtit, takimi ishte "në një atmosferë konstruktive", ndërsa çdo zhvillim i ri tha se do të bëhet i ditur për publikun.
Duke folur për mediat pranë Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bëri të ditur se grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet sot.
Deputetë të tjerë të LDK-së që u deklaruan për media, Kujtim Shala dhe Anton Quni, sinjalizuan se një vendim për postin e presidentit do të merret në atë takim.
Takimi vjen teksa afati kushtetues për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit po afrohet, dhe pas raundit të parë të bisedimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut, kur nuk u arrit konsensus mes partive.
Pas takimit të parë, Abdixhiku deklaroi se nuk ishte arritur konsensus.
“S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte vullnet për konsensus. Imponimet nuk janë zgjidhja adekuate për LDK-në”, pati thënë ai pas takimit të 2 marsit, duke shtuar se LDK-ja mbetet e hapur për diskutime të mëtejme, por skeptike ndaj idesë që secila parti të shkojë në Kuvend me kandidat të vetin.
Abdixhiku kishte theksuar se për LDK-në gara me disa kandidatë është “procedurë e paraparë për të dështuar” dhe mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Nga ana tjetër, Kurti para takimit të djeshëm kishte deklaruar se për zgjedhjen e presidentit “duhet dikush që i siguron 80 vota”, pa përmendur emra konkretë.
Ai ka thënë më herët se Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit dhe pjesëtar i familjes së Adem Jasharit, do të ishte figurë e përshtatshme për postin e presidentit, duke theksuar se vendit i duhet një personalitet që, sipas tij, “u bën ballë shtrëngatave” në rrethanat aktuale gjeopolitike. Megjithatë, Murat Jashari ka bërë të ditur se nuk ka ambicie për këtë pozitë.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur dëshirën për një mandat të dytë, por Lëvizja Vetëvendosje, që e kishte propozuar në mandatin e parë, nuk e ka përmendur emrin e saj si kandidate. Partitë opozitare e kanë kritikuar Osmanin për, siç kanë thënë, njëanshmëri në favor të qeverisë.
Në javët e fundit, gatishmëri për kandidim ka shprehur edhe ish-ministri Arsim Bajrami, ndonëse pa mbështetje të qartë nga partitë e tjera.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.
Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi. Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afateve kushtetuese, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. /REL
Takimi i 12-të Ministror i Këshillit Konsultativ të Korrid...
Izraeli ka reaguar pas refuzimit të Spanjës për t’i dhënë ...
Një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar ...
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka deklaruar se masa e ...
Ushtria izraelite ka deklaruar se forcat e saj ajrore kanë...
Gjatë orëve të mëngjesit, ushtria izraelite nisi sulme të ...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë j...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Air France-KLM ka anuluar fluturimet e saj për në dhe nga ...
Franca po planifikon të dërgojë sisteme antiraketash dhe a...
Një dron ka goditur një rezervuar karburanti në portin tre...
Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se forcat e tij tokësor...
Spanja i ka refuzuar SHBA-së lejen për të përdorur baza us...
Në një kohë që popujt e vendeve të Lindjes së Mesme janë n...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e de...
Pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, po shihet ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kundërshtu...
Ambasada e SHBA-së në Kuvajt ka njoftuar mbylljen deri në ...
OKB ka deklaruar se bombardimi i shkollës fillore iraniane...
Ambasada e SHBA-së në Riad ka njoftuar anulimin e të gjith...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...