Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria dhe Gjermania
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara për sektorin e turi...

Në Prizren, qytet me rreth 190.000 banorë me të drejtë vote, mjaftojnë rreth 25.000 vota për të zgjedhur kryetarin e komunës.
Në këtë mënyrë u zgjodh Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai mori besimin e 13.4 për qind të votuesve që morën pjesë në balotazhin e 9 nëntorit në zgjedhjet lokale.
Ngjashëm u zgjodhën edhe shumica e kryetarëve të tjerë të 38 komunave të Kosovës. Përkrahje më të madhe morën kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe kryetari i Mamushës, ku shumica e banorëve i përkasin komunitetit turk.
Prej komunave me shumicë shqiptare, mbështetjen më të lartë në përqindje e kishte Mehmat Ballazhi i PDK-së në Han të Elezit.
Ai siguroi mandatin katërvjeçar duke marrë 32 për qind të votave të qytetarëve me të drejtë vote. Për këtë ka dy arsye: pjesëmarrja në votime ishte e ulët dhe ende ka ankesa se listat e votuesve nuk janë plotësisht të pastruara.
Balotazhi i 9 nëntorit ishte hera e tretë që qytetarët e këtyre komunave dolën në votime brenda këtij viti kalendarik: më 9 shkurt për zgjedhjet parlamentare, më 12 tetor për rundin e parë të zgjedhjeve lokale dhe më 9 nëntor për rundin e dytë.
Për më tepër, diskutohet edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi rezultatet e 9 shkurtit nuk prodhuan ende një qeveri.
Kjo, mesa duket, bëri që në shumicën e komunave, dalja në votime në balotazh të ishte më e ulët se në rundin e parë. Megjithatë, ata që dolën të votojnë, zgjodhën kryesisht partitë që kishin drejtuar komunat e tyre gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar.
Nga 38 komunat e Kosovës, në vetëm katër prej tyre u ndërrua pushteti. E vetmja nga partitë e mëdha që i mbajti të gjitha komunat që i kishte fituar në zgjedhjet e para katër vjetëve dhe arriti t'i shtonte edhe tri të tjera, ishte Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo fitoi me Valon Prebrezën në Fushë Kosovë, komunë ku pushtetin me vite e kishte Lidhja Demokratike e Kosovës; me Faton Pecin në Mitrovicë të Jugut, ku në pushtet ishte Partia Demokratike e Kosovës, dhe me Halil Thaçin në Obiliq, ku zgjedhjet paraprake i kishte fituar Xhafer Gashi, një i pavarur që më vonë iu bashkua LDK-së.
Komuna tjetër ku kishte ndryshim, ishte Drenasi. Tradicionalisht e fituar nga PDK-ja, këtë herë kryetar u zgjodh Ramiz Lladrovci, i cili pas dy mandateve si kryetar, nuk e mori kandidimin nga PDK-ja, por arriti të fitojë sërish, duke garuar me një listë të pavarur.
Të gjitha këto bënë që tetë parti të jenë fituese nëpër komunat e Kosovës. Më së shumti komuna fitoi Lista Serbe, e cila arriti t'i sigurojë të dhjetat me shumicë serbe. LVV-ja dhe LDK-ja renditen pas saj, me nga shtatë komuna secila. PDK-ja u pozicionua e para në gjashtë komuna, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë. /REL
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara për sektorin e turi...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka bërë reagimin e...
Kina ka njoftuar ditën e sotme se po pezullon tarifat port...
Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së, gjatë luftës në Kosovë...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot...
Një krizë serioze besueshmërie ka tronditur BBC-në, pas do...
Christopher Hill, ish i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së gjatë...
Një sulm i ri amerikan ndaj dy anijeve që dyshohet se janë...
Qeveria e SHBA-së ka mbyllur aktivitetet që nga 1 tetori, ...
Një Gjykatë Apeli në Paris ka rënë dakord për lirimin e pa...
Kievi dhe disa rajone ukrainase po përballen me mungesë të...
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy ...
Mbi 100 persona u plagosën teksa dy trena u përplasën me n...
Një marrëveshje që synon t’i japë fund mbylljes së qeveris...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi edhe nj...
Senatorët amerikanë kanë miratuar një marrëveshje që mund ...
Ka përfunduar numërimi në komunat e fundit në Kosovë. Në ...
Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie dhe drejtoresh...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëkohësisht kreu i LVV-...
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...