web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kina ul tensionet tregtare me SHBA-në/ Pezullon tarifat portuale për anijet amerikane

10 Nëntor 2025, 19:02, Kosova & Bota CNA

Kina ul tensionet tregtare me SHBA-në/ Pezullon tarifat portuale për

Kina ka njoftuar ditën e sotme se po pezullon tarifat portuale që kishte vendosur për anijet amerikane që ndalojnë në portet e saj, ndërsa po ndërmerr gjithashtu hapa të tjerë për të lehtësuar luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Dy vendet janë përfshirë në një luftë tregtare disamujore që ka pasur një ndikim serioz në ekonominë globale.  Pas takimit të 30 tetorit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinping, të dy vendet ranë dakord të tërheqin disa nga masat ndëshkuese që i kishin vendosur njëra-tjetrës.

Ministria e Transportit e Kinës konfirmoi të hënën pezullimin për një vit të tarifave portuale të vendosura për ton ngarkesë neto mbi anijet në pronësi ose të operuara nga kompani, organizata ose individë amerikanë kur ato ndalojnë në portet kineze.

Ministria kineze e Tregtisë pezulloi po ashtu për një vit sanksionet që kishte vendosur ndaj pesë degëve amerikane të gjigantit të ndërtimit të anijeve të Koresë së Jugut Hanwha Ocean.

Masa të tjera paqësuese, të cilat ishin njoftuar më parë, hynë në fuqi po ditën e sotme. Kina zgjati për një vit pezullimin e disa prej tarifave shtesë që kishte vendosur ndaj produkteve amerikane, duke i mbajtur ato në 10%. Gjigandi aziatik pezulloi gjithashtu tarifat shtesë të vendosura në mars për sojën dhe disa produkte të tjera bujqësore amerikane.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara ulën tarifat për shumë produkte kineze nga 20% në 10%. Masat e sotme janë të fundit të njoftuara nga Pekini që nga takimi Trump-Xi. Të dielën, Kina njoftoi se kishte pezulluar një ndalim për eksportet në Shtetet e Bashkuara të galiumit, antimonit dhe germaniumit, metale të rralla thelbësore për industrinë. /CNA





Lajmet e fundit nga