Në një shoqëri demokratike largohen politikanët, jo qytetarët
Në një shoqëri normale demokratike, kur shteti dështon, in...
Në një shoqëri normale demokratike, kur shteti dështon, in...

Sipas një raporti mediatik, Presidenti i SHBA-së, Trump, po shqyrton vendosjen e trupave tokësorë për të nxjerrë afërsisht 400 kilogramë uranium të pasuruar shumë, të futur thellë nën objektet bërthamore iraniane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli po vazhdojnë sulmet e tyre masive në Iran, ndërsa lufta hyn në javën e saj të pestë. Po a po planifikon Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një ofensivë tokësore në Iran? Sipas "Wall Street Journal", që citojnë zyrtarë amerikanë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, aktualisht po vlerëson se sa i rrezikshëm do të ishte një operacion për nxjerrjen e uraniumit për trupat tokësorë. Thuhet se Presidenti ende nuk ka marrë një vendim. Megjithatë, Trump-i është përgjithësisht i hapur ndaj kësaj ideje, pasi një operacion ushtarak i tillë mund t'i ndihmojë të arrijë qëllimin e tij kryesor – pra, të parandalojë që Irani të prodhojë ndonjëherë armë bërthamore.
Përpara se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të nisnin sulmet ajrore kundër Iranit qershorin e kaluar, gjatë të cilave u bombarduan tri objekte bërthamore, vendi zotëronte, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), më shumë se 400 kilogramë uranium me një pastërti prej 60%. Për prodhimin e armëve bërthamore, kërkohet një pastërti mbi 90%. Sipas vlerësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Grossi, uraniumi ndodhet kryesisht në tunele nëntokësore dhe vende depozitimi në objektet bërthamore të Isfahanit dhe Natanzit, të dyja të cilat u bombarduan nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli qershorin e kaluar.
Ishulli Kharg në fokus të planeve për ofensivë tokësore
"Washington Post" kishte raportuar më parë gjithashtu për planet për një ofensivë tokësore. Planet janë tashmë në një fazë të avancuar dhe përfshijnë operacione tokësore nga forcat speciale dhe trupat tokësore konvencionale në ishullin Kharg – i cili është jetik për eksportet e naftës iraniane – si dhe në vende bregdetare pranë Ngushticës së Hormuzit, raporton gazeta. Vetë Trump-i mbeti i paqartë kur foli për "Financial Times": "Ndoshta do ta marrim ishullin Kharg, ndoshta jo. Ne kemi shumë opsione." Irani trajton rreth 90 për qind të eksporteve të tij të naftës përmes Kharg-ut. "Për të qenë i sinqertë, do të preferoja ta largoja naftën nga Irani," tha Presidenti amerikan.
Pentagoni kishte urdhëruar dislokimin e rreth 10.000 trupave të trajnuar për kapjen dhe sigurimin e territorit. Sipas ekspertëve, një sulm ndaj Kharg-ut do të ishte i rrezikshëm. Pasi të ishte kapur dhe pushtuar ishulli, ushtarët amerikanë mund të bëheshin objektiv i lehtë për sulmet iraniane.
Irani paralajmëron SHBA-në të mos nisë ofensivë tokësore
Kryetari i Parlamentit iranian, Ghalibaf, i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër përshkallëzimit. Ai pretendoi se Uashingtoni po sinjalizonte një gatishmëri për të negociuar, por po planifikonte fshehurazi një sulm tokësor. Ai e përshkroi këtë si taktikë diversioni. Irani tha se është i përgatitur dhe nuk do të pranojë asnjë poshtërim. Zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane i tha transmetuesit shtetëror IRIB se një ofensivë tokësore ose pushtimi i çdo pjese të territorit iranian do të ishte një "ëndërr e kotë” – dhe se ata thjesht po prisnin një veprim të tillë./ DW
Ushtria izraelite ka deklaruar ditën e sotme se katër usht...
Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha ndihmësve të tij ...
Parlamenti izraelit miratoi një projektligj për vendosjen ...
Teksa Moska pretendon se Aleanca ushtarake perëndimore po ...
Kuvajti ka njoftuar se Irani ka goditur një nga anijet e t...
Çmimet globale të karburantit për avionë janë më shumë se ...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, thotë se ai dhe pr...
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se aleatët e Ukrain...
Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën...
Jordania po ndalon përdorimin e ajrit të kondicionuar në n...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghae...
Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi të një gr...
Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekz...
Air China rifilloi të hënën fluturimet direkte për në Kore...
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka konfirmuar vdekje...
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa treg...
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i bëri thirrj...
Kryeministri Keir Starmer ka këmbëngulur se trupat britani...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail...
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se SHBA-ja është ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Llogara. Si...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar sot në fshatin ...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Mbi 300 mijë persona janë evakuuar nga Franca dhe Spanja, ...
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se nuk do ...
Në zemër të burgut famëkeq New Bell në Douala të Kamerunit...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia dësh...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...