NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën ajrore turke
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë (MSB) ka njoftua...

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka kritikuar të mërkurën ish-shefin e shërbimit sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin, për deklarata “të papranueshme dhe thellësisht kërcënuese” ndaj vendit të tij dhe kryeministrit Albin Kurti.
Në një video të shpërndarë nga Sveçla, Vulin me sa duket bën thirrje që Serbia të veprojë kundër Kosovës njëlloj siç kishte vepruar agjencia izraelite e inteligjencës, Mossad, në Iran, duke thënë “kur mundet Izraeli, pse nuk mundemi edhe ne”.
Më pas, ai thotë se inteligjenca serbe duhet të përpilojë plan për t’u marrë me “bartësit e politikave kundër Serbisë”, duke e përmendur me emër kryeministrin e Kosovës, Kurti.
Sveçla tha se imponimi i një analogjie nga një konflikt me luftë të hapur, kërcënime të armatosura dhe operacione të shpallura kundër aktorëve të konsideruar armiq, dhe t’i aplikosh ato në raport me kryeministrin e Kosovës, “nënkupton normalizimin e logjikës së operacioneve sekrete si mjet kërcënimi dhe destabilizimi të drejtpërdrejtë në Ballkan”.
Vulin ka shërbyer për disa vite si ministër i Mbrojtjes i Serbisë dhe pastaj shef i BIA-s. Në vitin 2025, ai gjeti punë të re në një shoqatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës së Rusisë.
Vulin ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe për shkak të veprimtarisë së vet është njeri i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.
Ministri kosovar tha më tej të mërkurën se Vulin e përdori një “precedent të rrezikshëm” kur tha se inteligjenca serbe “di si ta bëjë këtë, sepse e kemi bërë më parë”.
Sveçla shtoi se “historia jonë e afërt dëshmon se strukturat e inteligjencës serbe kanë qenë të përfshira në vrasjen e veprimtarëve të shquar politikë shqiptarë, si Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka”, të cilët ishin vrarë më 1982 në Gjermani.
Sveçla tregoi gjithashtu se në mes të muajit të kaluar, autoritetet kosovare i arrestuan dy shtetas bjellorusë dhe një shtetas rus, të cilët, sipas tij, ishin futur në Kosovë jashtëligjshëm të kamufluar, pasi kishin qëndruar në Serbi paraprakisht. Rasti i tyre është duke u shqyrtuar, shtoi ai.
“Përveç përvojës së tyre ushtarake, trajnimeve të specializuara me eksploziv dhe lidhjeve me Serbinë, ata posedonin pajisje për orientim, kamuflim dhe realizim të planeve operative – elemente që përkojnë me retorikën e artikuluar nga Vulin”, theksoi Sveçla.
Kosova dhe Serbia vazhdojnë të kenë marrëdhënie shumë të tensionuara, posaçërisht nga viti 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në një fshat të Zveçanit në veri të vendit, duke lënë një rreshter të vrarë. Vendi u trondit edhe nga një shpërthim një vit më vonë, kur kanali jetik i ujit, Ibër-Lepenci, u dëmtua rëndë në veri. Kosova e ka fajësuar Serbinë për të dyja incidentet, por Beogradi ka mohuar të ketë pasur gisht në to. /REL
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë (MSB) ka njoftua...
Komisioni Europian ka deklaruar se është gati të mbrojë in...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën ...
Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka bërë të ditur s...
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, bëri thirrje për t'u ...
Ndërsa Izraeli njofton sulme të reja në shkallë të gjerë n...
Mojtaba Hosseini Khamenei, djali i Ajatollah Ali Khamenei,...
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar pr...
Mediat libaneze kanë raportuar se është rritur numri i vik...
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka njoftua...
Dy raketa balistike kanë goditur një bazë ajrore amerikane...
Sri Lanka ka shpëtuar 30 marinarë nga një fregatë iraniane...
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se çdo udhëheqës ...
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriu...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se që nga n...
Një sulm izraelit në një ndërtesë banimi katërkatëshe ka v...
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një parala...
Lufta në Lindjen e Mesme po paraqet rreziqe në rritje për ...
Media iraniane, Iran international raporton se është zgjed...
Një "shkatërruese" e Marinës Mbretërore pritet të arrijë n...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...