"Më ofruan çmimin Nobel, nëse njihja Kosovën"/ Vuçiç: Aleanca Tiranë-Zagreb-Prishtinë, kërcënim për Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijuar me qëndri...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Osmani ka mirëpritur vendimin dhe shprehet se në aktgjykimin e saj nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e saj.
Ndër të tjera në reagim thuhet se Presidenca ka shprehur të njëjtin qëndrim në komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se nuk është dekreti po është vetë dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit që e çon vendin në zgjedhje.
Më tej i bëhet thirrje Kuvendit që të caktojë datën e seancës së re për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Reagimi i plotë:
Presidentja e Republikës së Kosovës e mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastet nr. KO 72/26 dhe KO 74/26, i cili i konfirmon argumentet juridike të dorëzuara nga Presidenca në Gjykatën Kushtetuese rreth këtij rasti, si dhe konfirmon se Presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese.
Në përputhje me komentet e dërguara nga Presidenca, edhe vetë Gjykata Kushtetuese e konfirmon në paragrafët 153, 155 dhe 190 se afati 60-ditor duhet të konsumohet para afatit 30-ditor të paraparë në nenin 86.2 të Kushtetutës, dhe se ky afat 30-ditor para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është përfundimtar dhe detyrues, si dhe nuk mund të relativizohet.
Gjykata, në asnjë paragraf të aktgjykimit të saj, nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentes. Përkundrazi, ka konfirmuar se nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri ai që i shkakton këtë proces të zgjedhjeve.
Presidenca ka shprehur të njëjtin qëndrim në komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese, duke potencuar se dekreti është thjesht formalizim i një situate ekzistuese dhe se nuk është dekreti, por është vetë dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit që e çon vendin në zgjedhje.
Rrjedhimisht, duke qenë se rrethana e moskonstituimit të Kuvendit me kohë nuk ka qenë e paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Gjykata ka interpretuar një rrethanë përjashtuese që vlen për këtë rast specifik, duke sqaruar se “në të gjitha rastet e zgjedhjes së Presidentit në të ardhmen, përkatësisht procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë, duhet të fillojë përpara dhe të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.” (paragrafi 191 i Aktgjykimit)
Presidentja e mirëpret afatin 34-ditor të dhënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e gjykatës dhe u bën atyre thirrje që urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim kushtetues.
Dhënia e këtij afati shtesë nga ana e Gjykatës Kushtetuese asesi nuk ka qenë në kompetencën e Presidentes së Republikës. Por është pikërisht dekreti i Presidentes që e ka hapur rrugën për këtë sqarim të rëndësishëm nga ana e gjykatës si autoritet i vetëm dhe përfundimtar për të interpretuar Kushtetutën.
Deklaratat politike për kinse shkelje kushtetuese tregojnë edhe keqlexim të aktgjykimit, por edhe politizim të skajshëm të një situate tashmë të qartësuar nga Gjykata Kushtetuese: që dështimi për zgjedhjen e Presidentit të vendit është i deputetëve dhe si pasojë e mungesës së vullnetit politik për të arritur konsensus rreth zgjedhjes së Presidentit.
Në vend të deklarimeve të tilla të paqëndrueshme, ftojmë Kuvendin e Kosovës që qysh nesër ta caktojë datën e seancës së re për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe ta kryejnë detyrimin për të cilin janë zgjedhur, duke i dhënë vendit stabilitet dhe siguri. /CNA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijuar me qëndri...
Ministrja e Turizmit në Itali, Daniela Santanche i ka dorë...
Një juri në Los Angeles i ka dhënë një fitore të paprecede...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit...
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të ...
Një robot humanoid mori vëmendjen e ditës së dytë të konfe...
Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedh...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar gjatë një s...
Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë deklaruar se që ng...
Irani ka konfirmuar ditën e sotme marrjen e një plani prej...
Zyrtarët e administratës Trump po punojnë për të organizua...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka paraqitu...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi se pë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një plan për...
Pentagoni po përgatitet të vendosë rreth 3,000 trupa nga D...
Dy zyrtarë të lartë kanë dhënë dorëheqjen nga Ministria e ...
Kreu i forcave të armatosura të Francës, Fabien Mandon ësh...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sot se SHBA...
Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një plan për...
Mohammed bin Salman, princi i kurorës i Arabisë Saudite, p...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...