Lufta në Iran/ Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar gjatë një s...

Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi gjykata më e lartë në vend e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars. Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik.
Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit nga 6 marsi, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.
Sipas vendimit, pas shpërndarjes së organit ligjvënës, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Vendimi vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo ia kishte ndaluar çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe punën e Kuvendit deri në përfundim të pezullimit.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë.
Si erdhi deri këtu?
Në seancën e 5 marsit, partia në pushtet i paraqiti dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën, pasi bisedimet paraprake mes Kurtit dhe dy partive kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për një emër të pranueshëm, nuk kishin dhënë fryt.
Seanca u ndërprerë në mungesë kuorumi, pasi ishte braktisur nga partitë opozitare.
Një ditë pas ndërprerjes së seancës më 5 mars, Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe e mbajti menjëherë një takim partitë politike për të folur për datën e zgjedhje të parakohshme
Në takim morën pjesë kryetarë të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por jo edhe partia e kryeministrit Kurti.
Osmani e arsyetoi dekretin e saj, duke thënë se 5 marsi ishte afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës – meqë mandati i saj përfundon më 4 prill – por që deputetët kishin dështuar t’i përmbushnin afatet ligjore.
Por, Partia në pushtet nguli këmbë se dekreti i Osmanit nuk kishte bazë, meqë procedurat për zgjedhjen e presidentit i kishte nisur më 5 mars dhe se kishte afat prej 60 ditësh për ta përfunduar procesin, prandaj edhe u ankua në Kushtetuese.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.
Për partitë opozitare, dy emrat e paraqitur nga partia në pushtet ishin të papranueshëm dhe ato këmbëngulën në marrëveshje politike ose të paraqitej një emër i pranueshëm për të gjithë.
Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo ajo nuk gëzoi mbështetjen e partive.
Për partinë në pushtet, ajo nuk i kishte votat e nevojshme, ndërsa për partitë e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit. /REL
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar gjatë një s...
Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë deklaruar se që ng...
Irani ka konfirmuar ditën e sotme marrjen e një plani prej...
Zyrtarët e administratës Trump po punojnë për të organizua...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka paraqitu...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, deklaroi se pë...
Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një plan për...
Pentagoni po përgatitet të vendosë rreth 3,000 trupa nga D...
Dy zyrtarë të lartë kanë dhënë dorëheqjen nga Ministria e ...
Kreu i forcave të armatosura të Francës, Fabien Mandon ësh...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sot se SHBA...
Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një plan për...
Mohammed bin Salman, princi i kurorës i Arabisë Saudite, p...
BE-ja dhe Australia kanë arritur një marrëveshje të madhe ...
Pakistani është vetofruar si vend mikpritës i bisedimeve t...
Ish-drejtuesi i Frontex, Fabrice Leggeri, po përballet me ...
Irani ka kryer sulme kundër Izraelit dhe Kuvajtit të martë...
Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese...
Komisioni Europian ka shtyrë prezantimin e një propozimi s...
Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve t...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të...
Në fundjavën e fundit të korrikut vjen momenti i shumëprit...
Një person ka humbur jetën dhe të paktën 16 të tjerë kanë ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...