Zjarr i madh përfshin Pyllin e Sodës
Një zjarr në përmasa të mëdha ka përfshirë sot Pyllin e So...
Një zjarr në përmasa të mëdha ka përfshirë sot Pyllin e So...

Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.
Bombardimet nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviç për një armëpushim.
“Nëse presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, pati thënë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.
Më pas, ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, i cili i autorizoi sulmet ajrore.
Kjo fushatë përbënte herën e parë që NATO-ja e përdorte forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Fushata përfshiu rreth 1.000 avionë që operuan nga bazat ajrore në Itali dhe Gjermani, si dhe aeroplanmbajtësen e vendosur në Detin Adriatik, USS Theodore Roosevelt.
Avionët kryen mbi 38.000 fluturime - prej të cilave 10.484 fluturime sulmuese - pa asnjë fatalitet në mesin e aleatëve.
Gjatë fushatës ajrore, shkatërrime ose dëme të rënda pësuan kazerma dhe njësi ushtarake në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, ashtu si edhe sisteme të komandës dhe kontrollit, sisteme të mbrojtjes ajrore, infrastruktura të energjisë dhe komunikimit etj.
Në përmbyllje të fushatës, presidenti Clinton pati thënë se kërkesat e komunitetit ndërkombëtar ishin përmbushur, përfshirë: tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, vendosjen e një force të sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja dhe kthimin e kosovarëve në shtëpitë e tyre.
“Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore - për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”.
Bombardimet u ndalën një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-sa dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.
Beogradi kishte 11 ditë kohë për t’i zhvendosur 40.000 forcat e tij të sigurisë jashtë Kosovës.
KFOR-i, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, filloi dislokimin më 12 qershor, 1999. Fillimisht përbëhej nga rreth 50.000 trupa, për të arritur në 4.767 trupa sot, nga 33 vende të botës.
Lufta përfundoi me rreth 13.000 njerëz të vrarë; me mijëra të zhdukur - mbi 1.600 prej të cilëve mbeten ende të pagjetur; me qindra mijëra refugjatë - shumica e të cilëve u kthyen; dhe me mijëra prona të dëmtuara ose të shkatërruara./ Rel
Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se ve...
Gjatë një vizite zyrtare në Australi, presidentja e Komisi...
Mediat izraelite kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se...
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka goditur sot një nga s...
Ambasada amerikane në Muscat të Omanit ka lëshuar një para...
Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri te...
Prokurorë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë në Ita...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të kanë zh...
Sondazhet e publikuara ditën e sotme kanë treguar se kryem...
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer sulme të mëdha me dronë, du...
Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga një kërcënim...
Presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi që të ndalen s...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në ...
Të premten, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po ...
Konflikti për Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohet ndj...
Mediat amerikane, një prej të cilave edhe "The Washington ...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masat ...
Ish-kryeministri francez, Lionel Jospin, ka ndërruar jetë ...
Dy pilotë humbën jetën në Nju Jork, pasi një avion kanadez...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Një anije cisternë nafte shpërtheu në Ngushticën e Hormuzi...
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të...
Në fundjavën e fundit të korrikut vjen momenti i shumëprit...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...