Komisioni Europian shtyn propozimin për të ndaluar përgjithmonë naftën ruse
Komisioni Europian ka shtyrë prezantimin e një propozimi s...

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti i ka kërkuar tre anëtarë.
Kabineti i Osmanit i tha Radios Evropa e Lirë (REL) të martën se partitë parlamentare kanë propozuar më shumë kandidatë seç parashikohet me Kushtetutën e vendit dhe se ajo do t’i emërojë ata “sapo të marrë përgjigje” nga gjykata më e lartë e vendit.
“Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa që parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje Gjykata para se të vijohet tutje”, thuhet në përgjigje.
Derisa kabineti i Osmanit nuk deshi të tregojë se cilat parti kanë bërë më shumë propozime seç lejohet, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit konfirmoi për REL-in se i ka propozuar tre kandidatë.
Si emërohen anëtarët e KQZ-së?
KQZ-ja është një organ i përhershëm i pavarur dhe është përgjegjës për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve në Kosovë. Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, pra kryetari dhe 10 anëtarë të tjerë.
Sipas Kushtetutës, gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare shqiptare, ndërsa një anëtar emërohet nga deputetët të cilët mbajnë vende e garantuara për komunitetin Serb, dhe tre anëtarë nga deputetët të cilët mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera joshumicë.
Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë, sipas Kushtetutës.
Derisa Lëvizja Vetëvendosje i ka propozuar tre, partia kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha për REL-in se i ka propozuar dy kandidatë, ndërsa partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tregoi se e ka propozuar një kandidat.
Shefja e Grupit Parlamentar Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj beson se i takojnë tre anëtarë, për shkak të numrit më të madh të deputetëve në Kuvend krahasuar me partitë e tjera.
“Presim që, në momentin që neve të na kërkohen komentet, të dërgojmë komentet tona në Gjykatën Kushtetuese. Por, besojmë se Lëvizjes i takon që kësaj radhe t’i ketë tre anëtarë në KQZ”, tha Nagavci.
Por, PDK-ja ngul këmbë se asaj i takojnë dy anëtarë dhe e kritikoi presidenten për “shkelje” të Kushtetutës duke mos ia emëruar kandidatin e dytë.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, tha në një konferencë për media se mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ nga Osmani do të përbënte “cenim të kushtetutshmërisë, demokracisë dhe zgjedhjeve”.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se partia e Kurtit nuk mund t’i propozojë më shumë se dy kandidatë.
“Tash, sa i përket përbërjes së KQZ-së, modeli që aplikon Kosova është strikt, e jo proporcional, që nënkupton se grupet parlamentare me të drejtë përfaqësimi propozojnë nga një anëtar, pavarësisht fuqisë politike apo numrit të deputetëve. Edhe në situata kur numri i grupeve parlamentare është më i vogël, nuk kalohet në ndarje proporcionale, sepse formula mbetet e njëjtë dhe duhet të zbatohet në mënyrë konsistente”, shkroi Cakolli në Facebook ditë më parë.
Sipas tij, bazuar në përbërjen e tanishme të Kuvendit të Kosovës, “ndarja është e qartë: LVV duhet t’i ketë dy anëtarë, PDK-ja gjithashtu dy, ndërsa LDK dhe AAK nga një anëtar”.
Ai përmendi edhe rastet e mëparshme kur Gjykata Kushtetuese ka sqaruar këtë çështje, duke thënë se në secilën prej dy rasteve për situata shumë të ngjashme, ajo ka konfirmuar zbatimin e modelit të rreptë të përfaqësimit në përbërjen e KQZ-së.
“Madje, rasti i vitit 2021 është veçanërisht ilustrues, kur LVV kishte mbi 50% të votave, por kishte të drejtë propozimi vetëm për dy anëtarë”, shtoi ai.
Osmani u kishte kërkuar partive parlamentare më 9 mars t’i propozonin kandidatët për anëtarë të KQZ-së. Ato kishin kohë deri më 16 mars që t’i përgjigjen kërkesës së saj, duke i dhënë presidentes pesë ditë kohë për t’i emëruar apo jo të propozuarit.
Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet jo më vonë se 60 ditë pas certifikimit të rezultateve.
Rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit u certifikuan më 9 shkurt. Në fillim të muajit, koalicioni i organizatave që monitoron procesin zgjedhor në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), i kishte bërë thirrje presidentes të përshpejtojë me emërimin e anëtarëve të rinj brenda afatit ligjor. /REL
Komisioni Europian ka shtyrë prezantimin e një propozimi s...
Sot shënohet përvjetori i 27-të i nisjes së bombardimeve t...
Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se ve...
Gjatë një vizite zyrtare në Australi, presidentja e Komisi...
Mediat izraelite kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se...
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka goditur sot një nga s...
Ambasada amerikane në Muscat të Omanit ka lëshuar një para...
Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri te...
Prokurorë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë në Ita...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të kanë zh...
Sondazhet e publikuara ditën e sotme kanë treguar se kryem...
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer sulme të mëdha me dronë, du...
Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga një kërcënim...
Presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi që të ndalen s...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në ...
Të premten, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po ...
Konflikti për Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohet ndj...
Mediat amerikane, një prej të cilave edhe "The Washington ...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masat ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Një anije cisternë nafte shpërtheu në Ngushticën e Hormuzi...
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të...
Në fundjavën e fundit të korrikut vjen momenti i shumëprit...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...