web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Here's why video games make you smarter

2023-01-02 10:20:00, Tech Pete Etchells
Here's why video games make you smarter
Illustrative photo

Video games don't make your brain "fatter" as you might think. In fact, according to an unprecedented 2-year study published earlier this year, they can boost your cognitive abilities. Video games have been frowned upon in many ways over the years.

Experts have expressed concern that they make us isolated and antisocial, and in turn harm our mental well-being. There have also been concerns that some video games make us more violent, thereby harming our physical well-being.

Ndërsa shkencëtarët janë bërë më të aftë në hulumtimin e këtyre temave, provat më të mira kanë filluar të zbulojnë se këto lloj shqetësimesh janë kryesisht të pabaza. E megjithatë, ekziston ende një ide e rrënjosur thellë se video-lojërat e degradojnë trurin.

Po ashtu ato cilësohen shpesh si një humbje joproduktive e kohës, që zëvendëson aktivitetet e tjera më kuptimplota. Por në realitet, a ndodh e kundërta? A mund të na bëjnë video-lojërat më të zgjuar? Për vite me radhë, video-lojërat dhe aplikacionet e “trajnimit të trurit” janë shpallur si një mënyrë e lehtë dhe efektive për të rritur aftësitë tona njohëse.

Ideja që qëndron pas këtyre programeve, është që duke zgjidhur një seri enigmash, të cilat fokusohen në aspekte të tilla si kujtesa apo orientimi hapësinor, aftësitë tona në këto fusha do të përmirësohen me kalimin e kohës. Dhe në teori mendohet se në këtë mënyrë do të përmirësohet edhe inteligjenca jonë e përgjithshme.

Nga këndvështrimi i ekspertëve, çështja kryesore ka qenë të zbulohet nëse luajtja me këto lojëra shkakton efekte “transferimi”, pra nëse përmirësimi i aftësive tuaja në një lojë të caktuar të kujtesës, sjell përmirësime të aftësive njohëse më të gjera.

Më konkretisht, shkencëtarët janë përpjekur të bëjnë një dallim midis efekteve të transferimit “afër” dhe “larg”. Efektet e afërta lidhen me faktin nëse luajtja e një video-loje që nxit kujtesën sjell përmirësime në lojërat e tjera të kujtesës. Ndërsa efektet e largëta lidhen me faktin nëse luajtja e asaj loje sjell në fund një përmirësim të përgjithshëm të aftësive njohëse apo inteligjencës.

Ndërsa disa studime kanë treguar se lojërat e trajnimit të trurit sjellin efekte të shpejta, këto janë përgjithësisht të dobëta, në një kohë që studime të tjera nuk arrijnë të gjejnë të njëjtin rezultat. Dhe sa u përket efekteve të largëta, nuk ka asnjë provë bindëse se kjo gjë ndodh realisht.

Megjithatë, një studim ka krahasuar lojërat e trajnimit të trurit me video-lojërat e zakonshme, dhe këtu gjërat bëhen interesante. Në një studim të vitit 2015, që krahasoi lojën e trajnimit të trurit “Lumosity” me lojën e enigmave “Portal 2”, studiuesit zbuluan se lojtarët e “Lumosity” nuk treguan rritje të aftësisë për zgjidhjen e problemeve dhe ato hapësinore, ndërsa lojtarët e “Portal 2” e shfaqën diçka të tillë.

Krahas linjave të ngjashme, një studim me afro 45.000 pjesëmarrës të publikuar në vitin 2019, tregoi se ndërsa kishte përfitime të vogla të aftësive njohëse nga luajtja e lojërave të trajnimit të trurit, ato ishin të papërfillshme në krahasim me efektet pozitive të video-lojërave në përgjithësi.

Më së afërmi në kohë, në vitin 2020, studiuesit e Institutin Karolinska në Suedi, analizuan të dhënat nga rreth 9.000 fëmijë amerikanë, dhe zbuluan se fëmijët e moshës 9 ose 10 vjeç që luanin video-lojëra për një kohë mbi mesataren, nuk shfaqnin ndonjë ndryshim në nivelin e inteligjencës krahasuar me ata që luanin më pak.

Të njëjtët studiues analizuan 2 vite më vonë 5000 prej atyre fëmijëve, dhe zbuluan se në moshën 12-vjeçare, fëmijët që luanin video-lojëra kishin 2.5 pikë më shumë se mesatarja në testin e inteligjencës (IQ). Diku tjetër, studimet te popullatat e moshuara kanë sugjeruar se luajtja me video-lojëra sjell përfitime të ngjashme.

Për shembull, një studim po i vitit 2020 me të rritur të moshës 60-80 vjeç tregoi se luajtja e video-lojërave si Angry Birds ose Super Mario 3D World, solli përmirësime të kujtesës gjatë një periudhe kohore prej 4 javësh. Nëse ka një konsensus se aplikacionet edukative dhe rekreative sjellin përmirësime të dukshme të aftësitë njohëse, ka një debat mbi dobinë e video-lojërave.

Ai bazohet kryesisht me sasinë e kohës së shpenzuar: ndërsa aplikacionet e trajnimit të trurit priren të ofrojnë minilojëra për një kohë të shkurtër, video-lojërat të mbajnë mbërthyer për një kohë të gjatë dhe shpeshherë kërkojnë një vëmendje të vazhdueshme ndaj zgjidhjes së problemeve.

Furthermore, despite some promising findings, experts are still very unclear on whether there is currently enough convincing evidence to support the claim that video games make us smarter. In the meantime, we can probably leave behind the outdated concerns that tell us that video games are harmful.

Note: Dr. Pete Etchells, Professor of Psychology at Bath University, Great Britain.

Adapted from CNA.al





Lajmet e fundit nga