web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bleu 300 Iphone 13/ Grabitet 27-vjeçari pasi del nga dyqani i “Apple”

2022-11-30 16:35:00, Tech CNA
Bleu 300 Iphone 13/ Grabitet 27-vjeçari pasi del nga dyqani i
Foto ilustruese

Një 27-vjeçar është grabitur pak minuta pasi ka dalë nga një dyqan i “Apple”.

Sipas 1010Wins Radio të Nju Jorkut, 27 –vjeçari është grabitur pasi kishte blerë 300 iPhone nga “Apple Fifth Avenue” mëngjesin e së hënës.

Ai kishte 300 iPhone 13 në tre çanta dhe po shkonte drejt makinës së tij në orën 01:45 të mëngjesit kur një makinë tjetër u ndal pranë tij.

Mediat e huaja raportojnë se dy burra dolën dhe i kërkuan që t'i dorëzonte çantat. Grabitësit kanë goditur me grusht 27-vjeçarin dhe në fund janë larguar me njërën nga çantat.

Çanta përmbante 125 iPhone 13 me vlerë 95,000 dollarë . Policia tha se personi në fjalë shpesh bënte blerje të mëdha iPhone nga ai “Apple Store” i veçantë dhe i rishiste në biznesin e tij të vogël./ CNA.al





16:54 Tech

Rënia

Rrëzimi i shkëmbimit FTX ka injektuar urgjencë më të madhe...

Lajmet e fundit nga