web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Edlir Tetova njofton largimin nga Egnatia

2026-04-17 11:11:00, Sport CNA

Zyrtare/ Edlir Tetova njofton largimin nga Egnatia

Edlir Tetova ka zyrtarizuar largimin e tij nga pankina e Egnatias në përfundim të këtij sezoni.

Përmes një konference për mediat, trajneri durrsak konfirmoi se ky ishte një vendim personal, i marrë pas diskutimeve me presidentin e klubit, Agim Demrozi.

Tetova shpjegoi se do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën deri në fund të edicionit aktual, me synimin për ta mbyllur rrugëtimin e tij të suksesshëm me një tjetër trofe përpara se të nisë një aventurë të re në karrierë.

Ky njoftim i jep fund spekulimeve dhe konfirmon mbylljen e një prej cikleve më të lavdishme në historinë e klubit rrogozhinas, ku Tetova arriti të fitonte dy tituj kampionë dhe dy Kupa të Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga