web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani rikthehet te fitorja, kuqezinjtë marrin vendin e dytë

2026-04-19 17:20:00, Sport CNA

Milani rikthehet te fitorja, kuqezinjtë marrin vendin e dytë

Milani fitoi 1-0 në transfertë ndaj Hellas Verona në javën 32-të në Serie A.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rabiot në fundin e pjesës së parë, pas një asistimi nga Leao. Në pjesën e parë, portieri Maignan bëri një ndërhyrje vendimtare ndaj Belghali për të ruajtur avantazhin.

Në pjesën e dytë, Verona rrezikoi me Vermesan, por pa konkretizuar. Në minutat e fundit, Gabbia shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa Saelemaekers iu afrua golit të dytë.

Me këtë sukses, Milani ngjitet në vendin e dytë me 66 pikë, ndërsa Verona mbetet në fund të renditjes.





Lajmet e fundit nga