Barcelona i djeg skedinën reperit të famshëm, do fitonte 2.8 milionë euro
Barcelona luajti ndeshjen e El Clasico me një fanellë spec...

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Abissnet Superiore.
Pavarësisht rasteve, të kuqtë e drejtuar nga Colella nuk ia dolën dot të shënojnë, për të marrë fitoren.
Në krahun tjetër, nuk munguan rastet as për Kastriotin, por gjithsesi krutanët janë të kënaqur edhe me barazimin.
Partizani mban kështu vendin e parë me 16 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Tiranës, ndërsa Kastrioti renditet i gjashti me 10 pikë.
PARTIZANI-KASTRIOTI 0-0
KOMENTI LIVE:
90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.
90’+5’ Topi mbetet në zonë pas një harkimi dhe aty është Mensah i cili gjuan, por duke dërguar sferën jashtë.
90’+3’ Greca i lë vendin Arapit në radhët e krutanëve.
90’+1’ Ajazi merr vendin e Morbek në radhët e Kastriotit.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Tjetër harkim në zonë me topin që devijohet nga Mensah, por gjen përgjigjen e Salit.
89’ Harkim i Sotës nga e djathta, Sali ndalon sferën që po shkonte drejt portës së tij.
85’ S. Selmani merr vendin e Hasanit i cili lë fushën i dëmtuar.
82’ Mensah merr vendin e Da Silva në fushën e lojës.
81’ Greca në krahun e djathtë gjen hapësirë për të nxjerrë në pozicion gjuajtje Zogajn por tentativa e këtij të fundit përfundon shumë lart mbi traversë.
75’ Greca kërkon kartonin e dytë të verdhë për Sotën pas një ndërhyrje të këtij të fundit, por gjyqtari bën shenjë vetëm për një rivënie anësore.
74’ Cara dhe Buxhelaj i lënë vendin në fushë Cvetanovskit dhe Atanaskoskit.
71’ Një harkim i Sotës nga e djathta kthehet në rrezik për portën e Salit i cili detyrohet të devijojë topin mbi traversë.
68’ Rast i shkëlqyer i Partizanit për të kaluar në avantazh. Hadroj harkon në zonë për Da Silva i cili vetëm devijon pak sferën para Salit, por nuk arrin ta kthejë drejt katërkëndorit, duke e çuar jashtë.
66’ Kolela bën lëvizjen e parë, Menish hyn në fushën e lojës në vend të Hotit.
63’ Sota ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm të Morbek.
60’ Nga ana tjetër, Hoti nis një top interesant në qendër për Da Silva, por braziliani nuk arrin topin që përfundon në fundore.
58’ Onanuga provon të gjejë të papërgatitur portierin e Partizanit, por gjuajtja e tij nga distanca është qendrore dhe përfundon në duart e Rexhepit.
52’ Cara futet në zonë nga e majta, kthimi i Karakaçit dhe ndërhyrja e tij shmang rrezikun pata portës krutane.
50’ Greca ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalon ekzekutimin e një goditje dënimi të të kuqve.
48’ Rami nga e majta harkon në zonë, Zogaj gjuan lehtë me kokë dhe Rexhepi kontrollon me qetësi.
46’ E nisin vrullshëm të kuqtë me një harkim të Muratajt nga e djathta, por Sali del e kontrollon me qetësi.
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.
45’+2’ Da Silva tenton të hyjë në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Karakaçin. Të kuqtë kërkojnë penallti por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
45’+1’ Shtylla shpëton Kastriotin. Da Silva ul topin me gjoks dhe Cara gjuan, por sheh topin të ndalet nga shtylla.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
43’ Murataj ka mundësinë e artë për të çuar në pushim skuadrën e tij në avantazh kur pas një harkimi të Carës, gjuan menjëherë drejt portës nga e djathta, por nuk gjen katërkëndorin e Salit.
36’-38’ Ndeshja ndalet për pak minuta pasi Greca mbetet i dëmtuar në zonë pas një përplasje me Hotin dhe duhet të marrë ndihmë mjekësore.
35’ Skuka mundohet të shpërthejë në krahun e djathtë për të gjetur portën, por shoqëron vetë topin në fundore.
33’ Pas goditjes nga këndi, Selmani me kokë provon të gjejë rrjetën, topi i goditur nga ai devijohet jashtë.
32’ Greca hyn në zonë nga e djathta dhe gjuan por devijimi i Bitrit çon topin në rrjetën e jashtme të portës së të kuqve.
31’ Karakaçi shfaqet nga e djathta dhe gjuan drejt portës, Rexhepi kontrollon.
27’ Goditje dënimi e Hotit që ekzekutohet direkt në portë, Sali kontrollon në dy kohë e më pas fiton faull pasi Da Silva godet portierin e krutanëve.
18’ Ndeshja është shumë e ndezur me skuadrat që afrohen vazhdimisht pranë zonës kundërshtare, por nuk ia dalin që të gjejnë pasimin e duhur apo gjuajtjen për të vënë në vështirësi dy portierët.
13’ Harkim i Da Silva në zonë, Murataj kthen sferën në qendër por Hoti vonohet dhe nuk gjuan, duke shkaktuar faull ndaj Onanuga.
11’ Hasani i afrohet golit të avantazhit për Kastriotin. Një harkim i Karakaçit nga e djathta shkon rrezikshëm në zonë, por Hasani nuk ia del të devijojë para portës.
8’ Mundësi e dyfishtë e Partizanit për të shënuar me Skukën e Hotin, por Sali është i vëmendshëm dhe shpëton portën e tij.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
Barcelona luajti ndeshjen e El Clasico me një fanellë spec...
Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa di...
Vllaznia u ndal në barazimin 1-1 përballë Laçit në transfe...
Partizani dhe Kastrioti përballen sot në një sfidë shumë i...
Real Madrid won El Clasico by beating Barcelona 3-1. Los ...
Janë mbyllur katër ndeshjet e Premier Legue, të vlefshme për...
Partizani will play against Kastriot, a valid match for th...
“Klasikja” mes Real Madrid dhe Barcelonës në “Santiago Ber...
The challenge between Laci and Vllaznia, valid for the eig...
Tirana është rikthyer te fitorja, teksa ditën e sotme, ka ...
The "Classic" between Real Madrid and Barcelona at the "Sa...
The "Classic" between Real Madrid and Barcelona at the "Sa...
The First Category has closed its sixth week, with the las...
Real Madrid and Barcelona have already published the officia...
Inter won 2-0 at home against Salerinthana. It was an easy ...
Dinamo got another victory in the First Category, this time ...
The Bylis-Tirana challenge, valid for the 8th week in the Su...
The Laçi-Vllaznia challenge, valid for the 8th week in the S...
The Apolonia-Dinamo challenge, valid for the sixth week of t...
Shpetim Duro is the new coach of Egnatia. The 62-year-old ha...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...