LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje në formën e shtrëngatave  shoqëruar me shkarkesa elektrike/ Moti për ditën e sotme

2023-05-11 07:00:00, Sociale CNA
Reshje në formën e shtrëngatave  shoqëruar me shkarkesa
Foto ilustruese

Ditën e enjte vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e më pas në të gjithë vendin.

Hera-herës reshje në formën e shtëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

 Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen

 në zonat malore 8 deri 15°C                                                                                                                                                          

në zonat e ulëta 9 deri 21°C                                                                                                                                               

në zonat bregdetare 10 deri 20°C

Lajmet e fundit nga