LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreptësohen rregullat e provimeve të maturës shtetërore/ Sallat do të monitorohen nga kamerat

2023-04-25 15:54:00, Sociale CNA

Rreptësohen rregullat e provimeve të maturës shtetërore/

Kreu i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla ka zbuluar detaje të reja lidhur me zhvillimin e provimeve të maturës.

Alla është shprehur se provimet do të zhvillohen në ambjente me hapësira të mëdha dhe do të monitorohen nga kamerat në mjediset ku është e mundur.

“Ministria ka këmbëngulur që të akomodohen në mjedise të mëdha të hapura. Për të eleminuar të gjitha hamendësimet të cilat janë të lidhura me mënyrën e menaxhimit. Vëmendja ka qenë te mjediset e mëdha. Jo çdo mjedis do të vezhgohet nga kamerat, por aty ku mundet", tha ai.

Ndër të tjera Alla tha se numri i qendrave të provimit do jetë më i ulët dhe rrjedhimisht do të ketë më shumë mësues që do monitorojnë procesin.

“Nga 167 ne 142 qendra provimi. Fakti qe kemi me pak mjedise do te kemi me shume administratore, per te pasur nje vezhgim dhe administrim me te mire”, shtoi ndër të tjera./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga