LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperaturat deri në 29 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

2023-05-08 07:16:00, Sociale CNA
Temperaturat deri në 29 gradë celsius/ Moti për ditën e
Foto ilustruese

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veri-lindore.

Ndërsa orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshëm vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në gjysmën Lindore të vendit tonë. Reshjet e pakta të shiut do të jenë prezente edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, Por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga