web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Priten reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-17 07:08:00, Sociale CNA

Priten reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.

Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët i forcës 3-4 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga