LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i ndjerë i Baba Mondit/ Dashuria është ajo që mban njerëzimin ne këmbë

2023-05-20 16:23:00, Sociale CNA

Mesazhi i ndjerë i Baba Mondit/ Dashuria është ajo që mban

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka festuar sot ditëlindjen e tij të 64-të.

Në organizimin e bërë me rastin e ditëlindjes kane qënë të ftuar figura publike nga politika, njerëz të biznesit, klerikë dhe dimplomatë të huaj.

Gjatës fjalës së tij përshëndetëse për të ftuarit ai përcolli një mesazh të fortë dhe të ndjerë duke thënë se jeta e tij do të jetë gjithmonë në shërbim të Zotit  dhe uroi që kudo të mbizotërojë dashuria, paqja dhe mirësia.

“Në këtë ditë të përvjetorit tim uroj dhe bekoj për të gjithë ju të keni dashuri, paqe mirësi e cila na nderon neve si njerëz. Dashuria është ajo që mban njerëzimin ne këmbë. Edhe puna e cila i largon njerëzit nga kuqësia edhe dituria që i mëson njerëzit të kenë dashuri me njëri-tjetrin, i mëson me mësimet e Perëndisë, të shkencës të kulturës artit gjithçka që ka krijuar Zoti”, u shpreh Baba Mondi në mesazhin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga