LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Java nis me temperatura 32 gradë/ Moti për sot, 15 gusht 2022

2022-08-15 08:11:00, Sociale CNA

Java nis me temperatura 32 gradë/ Moti për sot, 15 gusht 2022

Territori Shqiptar përgjatë gjithë 24 orëshit parashikohet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku në ultësira përendimore do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme por nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga