LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu në të gjithë vendin/ Kthehen ditët e freskëta

2022-08-12 08:06:00, Sociale CNA

Reshje shiu në të gjithë vendin/ Kthehen ditët e

Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash në pjesën e parë të ditës.

Por në vijim pritet që vranësirat të shtohen, ku prezenca e lartë e lagështirës në ajër do të sjellë mundësi për reshje në pothuajse të gjithë territorin.

Pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojn të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga